Home / Kryesoret / Jeton me qentë në minubsin që e ka shndërruar në shtëpi

Jeton me qentë në minubsin që e ka shndërruar në shtëpi

Shtetasi turk Şenol Özbakan, i cili në Bodrum të Turqisë minibusin e vitit 1982 e ka shndërruar në shtëpi, jeton këtu me 5 qen të cilët i ka gjetur në rrugë e më pas edhe i ka rritur, raporton Anadolu Agency (AA).

Özbakan 56 vjeçarë, punën e tij si udhëheqësi i kuvertës në anijen e mallrave e ka lënë për shkak të dashurisë për kafshët, dhe pas divorcit me gruan e tij filloi të jetojë në një ndërtesë historike, por pas marrjes së ndërtesës për restaurim ai u detyrua të zhvendoset.

Özbakan i cili për shkak të 5 qenve të racës Golden Retreiver nuk mund të gjejë vend për të jetuar, minibusin e vitit 1982 e ka shndërruar në shtëpi. Afaristët në Bodrum me pajisje shtëpiake të cilat nuk i përdorin e ndihmojnë Özbakan-in, i cili jetën  e vazhdon me qentë e tij në këtë minibus.

– Qentë parandalojnë vjedhjet-

Në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së Özbakan, duke thënë se çdo ditë ai del në shëtitje me qentë e tij dhe u mundëson që të hyjnë në det, theksoi se secili prej qenve ka histori të ndryshme. ”Shumë raste të vjedhjeve ndodhnin ne zonën industriale. Por mund të them se me qentë jemi edhe duke e ruajtur këtë vend. Qentë kanë edhe detyrën e tyre si mbikëqyrës” u shpreh Özbakan.

Duke treguar se ai jetën e vazhdon me ndihmë të të afërmve, shtoi ndër të tjera se ka probleme shëndetësore për shkak të sëmundjeve të zemrës, por nuk mund të hyjë në operacion sepse nuk ka kujt t’ia le qentë në përkujdesje.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *