Home / Kryesoret / Joseph Fiennes do të aktrojë Michael Jacksonin në një dramë televizive

Joseph Fiennes do të aktrojë Michael Jacksonin në një dramë televizive

Aktori britanik, Joseph Fiennes do të luajë rolin e Michael Jacksonit në një dramë televizive, transmetimi i së cilës është paralajmëruar në fund të këtij viti, raporton Anadolu Agency (AA).

Ylli britanik i filmit “Shekspiri i dashuruar” do të luaj rolin e mbretit të popit në dramën “Elizabeth, Michael, Marlon”, Stockard Channing do të luajë Elizabeth Taylor, ndërsa Brian Cox do të luajë rolin e Marlon Brando.

Skenari bazohet në udhëtimin e mundshëm fiktiv të tre superyjeve në insistimin që të braktisin New York-un pas sulmeve terroriste më 11 shtator të vitit 2001.

Sky Arts, e cila ka porositur xhirimin e dramës, konfirmoi pjesëmarrjen e aktorëve në film dhe sot njoftoi se projekti gjendet në postproduksion dhe se emetimi i saj planifikohet gjatë vitit 2016.

Gjithashtu lexo

Humb jetën aktori i mirënjohur

Kuzey Vargin, një prej emrave më të njohur të kinematografisë turke është përcjellë për në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *