Home / Kryesoret / Jugohromi duhet t’i respektojë të gjitha standardet e domosdoshme ekologjike

Jugohromi duhet t’i respektojë të gjitha standardet e domosdoshme ekologjike

Мinistri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nurhan Izairi, sot e vizitoi komunën e Jegunovcës, me ç’rast realizoi një takim pune me kryetarin e komunës, Toni Koceski.

Në takim u bisedua për gjendjen me mjedisin në këtë komunë , për problemet me të cilat po ballafaqohet pushteti lokal në këtë sferë, si dhe për projektet aktuale dhe të ardhëshme të përbashkëta.

Në deklaratën për mediet ministri Izairi shprehi kënaqësinë nga bashkëpunimi i mirë me komunën e Jegunovcës të arritur gjatë realizimit të projektit „Ndërtimi i kanalizimit në v.q. Shemshevë-faza e parë dhe kolektori në v.q. Zhillçë deri te lumi Vardar “, ndërsa u paralajmërua edhe fillimi i projektit „Rehabilitimi i shtratit të lumit Vardar në afërsi të f. Tudenci, komuna e Jegunovcës “ për të cilin këtë vit nga buxheti i Republikës së Maqedonisë u siguruan mjete në vlerë prej 100 milion denarë.

I përbashkët është qëndrimi për rëndësinë e projektit, me realizimin e të cilit në masë të madhe do të zvogëlohet rreziku nga rrjedhja e lumit me çka Komuna po përballet viteve të fundit.

Në takim u bisedua edhe për problemin me ndotjen e ajrit ambiental dhe për gjendjen me Jugohromin, i cili si një kapacitet i madh industrial bie nën këtë komunë.

Pas takimit, ministri, kryetari i komunës dhe ekipi i Inspektoratit Shtetërorë të Mjedisit Jetësor e vizituan Jugohromin me ç’rast biseduan me udhëheqësinë më të ngushtë të kompanisë të udhëhequr nga drejtori i përgjithshëm Vasko Skenderovski.

Izairi dhe Koceski shprehën qëndrimin e qartë se ky kapacitet industrial doemos duhet t’i respektojë të gjitha standardet e nevojshme ekologjike.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *