Home / Lajme / Rajon / Kadri Veseli nuk është nominuar për kryetar të PDK-së

Kadri Veseli nuk është nominuar për kryetar të PDK-së

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci ka folur rreth mbledhjes së mbrëmshme që zhvilloi kjo parti.

Ai, ka hedhur poshtë zërat se kryeparlamentari Kadri Veseli të jetë përfolur si ushtrues detyre në PDK, pas kandidaturës të Hashim Thaçit në krye të Presidencës.

“Jemi duke analizuar situatën dhe dje kemi pas konsulta. Është e vërtetë se kemi pas mbledhje por absolutisht nuk është e vërtetë që janë diskutuar ato gjëra. Duhet të bëhen analizë por është çdo gjë normal nuk ka diçka të veçantë”, ka thënë ai për Zërin.

Ndërkohë, mediat kanë raportuar dje se PDK-ja ka marrë disa vendimesh për situatën politike dhe zhvillimet në ditët dhe muajt në vazhdim. Po ashtu është përfolur edhe për ministrin e Jashtëm që do ta zëvendësoj Thaçin.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *