Home / Lajme / Botë / Kalendari historik, Mussolini vendos diktaturën, SHBA ndërpret marrëdhëniet me Kubën

Kalendari historik, Mussolini vendos diktaturën, SHBA ndërpret marrëdhëniet me Kubën

Nga zhvillimet që kanë shënuar ditën e sotme Anadolu Agency (AA) ka veçuar:

106. p.e.s  – Ka lindur shkrimtari, filozofi, politikani dhe oratori i famshëm romak Marko Tullius Ciceron. Ai ka merita për transmetimin dhe popullarizimin e kulturës greke. Është vrarë në vitin  43. p.e.s

1496. –  Leonardo da Vinci ka testuar në mënyrë të pasuksesshme mjetin e tij fluturues. Përkundër faktit se nuk kanë mundur të përdoren, këto pajisje kanë vënë themelet e aerodinamikës.

1875. – Ka vdekur leksikografi dhe enciklopedisti francez Pierre-Athanase Larousse, botues i “Fjalorit të Madh” të shekullit të XIX në 17 vëllime.

1925. – Italiani Benito Mussolini ka vendosur diktaturën.

1959. – Alaska është bërë zyrtarisht shteti i 49-të amerikan.

1961. – SHBA-të ndërpresin marrëdhëniet diplomatike me Kubën.

1967.  – Vdes në spital Jack Ruby, i cili më herët vrau Lee Harvey Oswald-in, para se ky i fundit të dalë në gjyq për vrasjen e presidentin amerikan John Kennedy.

1892. – Ka lindur John Ronald Reuel Tolkien, autor i “Lord of the Rings”.

1956. – Ka lindur aktori me famë botërore Mel Gibson.

1969. – Ka lindur piloti i Formula 1 Michael Schumacher.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *