Home / Lajme / Botë / “Karburanti do të kushtojë më lirë se një shishe ujë”

“Karburanti do të kushtojë më lirë se një shishe ujë”

Çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare shënoi një tjetër pikë të ulët, duke cekur nivelin nën 30 dollarë. BBC raportoi se fillimisht çmimi ra deri në 29.96 dollarë për barrelë, por më pas u rikuperua duke u stabilizuar në nivelin 30.22 dollarë.

Çmimi i naftës ka shënuar rënie në masë 70% në 15 muajt e fundit, duke shënuar rënien nën 30 dollarë për herë të parë që nga prilli i 2014-s, para se të ngrihej sërish.

“Karburanti do të kushtojë më lirë se një shishe ujë në qoftë se çmimi i naftës vazhdon të bie”, ishte batuta e një eksperti.

Rënia e çmimit të naftës po diktohet nga mbi oferta në treg. Prodhimi global i arit të zi ka arritur në nivele rekord, aq sa botës po i mbarojnë magazinat për ta depozituar këtë produkt.

Ajo që vetëm tre apo katër vjet më parë nuk mund të imagjinohej, tani është realitet; bota po prodhon naftë shumë më tepër nga sa mund të konsumojë.

Por, pavarësisht se në treg ka tepricë të ofertës, vendet e OPEK nuk kanë mundur të arrijnë një marrëveshje për të reduktuar prodhimin e naftës, për shkak të konflikteve që kanë me njëri-tjetrin duke bërë që rënia e çmimit të përshpejtohet.

/ Top Channel

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *