Home / Kryesoret / Katër të vdekur nga aksidentimi i autobusit me refugjatë në Turqi

Katër të vdekur nga aksidentimi i autobusit me refugjatë në Turqi

Së paku katër persona kanë humbur jetën, ndërsa 30 të tjerë janë plagosr të premten në mëngjes gjatë përplasjes së një autobusi me një automjet tjetër në Turqinë veriperëndimore, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve nga burime policore aksidenti ka ndodhur ne vendin Ezine–Bayramic rrugë që të dërgon në Çanakala, ndërsa si pasojë e përplasjes shoferi i autobusit ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga ura.

Dy udhëtarët që kanë qenë brenda veturës dhe dy të tjerë nga autobusi kanë vdekur në vendngjarje, ndërsa 30 të tjerë janë lënduar.

Burimi policor ka thënë për AA se pasagjerët e autobusit kanë qenë shtetas të Sirisë, Afganistanit dhe Mianmarit, ku paraprakisht dyshohet se kishin planifikuar të kalonin për në  ishullin grek Lesbos.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *