Home / Kryesoret / Katica Janeva kërkon kompetencë më të madhe ndaj dëshmitarëve të mbrojtur

Katica Janeva kërkon kompetencë më të madhe ndaj dëshmitarëve të mbrojtur

Katica Janeva përmes amendamenteve të Ligjit aktual për dëshmitar të mbrojtur do të kërkoj t’i lehtësohet përdorimi i këtyre dëshmitarëve. Njëkohësisht, me amendamentet kërkohet në ligj të figuroj edhe Prokuroria speciale që me këtë të mund të rekomandohet dhe të kërkohet mbrojtje e dëshmitarëve të caktuar, konfirmoi për “Meta” zëdhënësja e Prokurorisë speciale publike, Lençe Ristovska.

“Bëhet fjalë për amendamente nga ligji aktual për dëshmitar të mbrojtur, me të cilat kërkojmë t’i jepet kompetencë prokurorisë speciale që të vendos në lidhje me dëshmitarët e mbrojtur sepse kjo prokurori nuk përfshihet me këtë ligj” deklaroi për “Meta” prokurorja Ristovska.

Euro- deputeti Riçard Houit në konferencën e djeshme të përbashkët me kolegët e tij Ivo Uajgl dhe Eduard Kukan, mes tjerash, kërkoi mbështetje më të madhe për amendamentet e Janevës për ligjin e dëshmitarëve të mbrojtur.

Prokurorja Ristovska paralajmëroi se deri të premten këtë javë deri te mediumet do të dorëzohet njoftim ku hollësisht do të theksohet se çfarë saktë kërkohet me amendamentet.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *