Home / Kryesoret / Katica Janeva paraqitet në Gjykimin e Zaevit

Katica Janeva paraqitet në Gjykimin e Zaevit

Prokurorja speciale, Katica Janeva, është paraqitur sot në seancën e paralajmëruar gjyqësore të rastit “Puç“. Ajo ka kërkuar nga Gjykata që ta shtyjë gjykimin për muajin mars, me qëllim që t’i rishikojë dëshmitë. Për rastin “Puç“, është planifikuar të mbahet më 2 mars, ndërkaq ekipi Janevës do të kryej ekspertizë për rastin në fjalë.

Ky proces gjyqësor, disa herë ka qenë i prolonguar, pasi që Zaev ka kërkuar që këtë lëndë ta merr nën kompetenca Prokuroria Speciale.

Gjatë muajit të kaluar Prokuroria Speciale e ka marrë këtë lëndë, për këtë të fundit Zaev është paraqitur përpara Gjykatës. Por, edhe atëherë gjykimi është prolonguar sepse Prokuroria Speciale ka kërkuar që të njihet me përmbajtjen e dëshmive.

Përndryshe, gjykimi i cili fillimisht ka nisur në gusht të vitit 2015 vazhdimisht është shtyrë për arsye të ndryshme. Në rastin “Puç” për spiunazh dhe dhunë ndaj zyrtarëve shtetëror, të akuzuar janë, Zoran Zaev, Zoran Verushevski dhe bashkëshortja e tij Sonja, Branko Palifrov i punësuar në komunën e Strumicës dhe Gjorgji Lazarevski i punësuar në MPB.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *