Home / Kryesoret / Këshilli Opozitar nga Tearca: BDI-ja s’mund të ndërrojë emrin shtetit!

Këshilli Opozitar nga Tearca: BDI-ja s’mund të ndërrojë emrin shtetit!

“Këshillit Opozitar i është besuar një detyrë shumë e rëndësishme: t’i prijë fushatës parazgjedhore të partive që janë pjesë e këtij Këshilli, si dhe të bëjë listën e kandidatëve që do garojnë në zgjedhje, listë që doemos do i përfshijë më të aftit, e jo më të përkulurit ndaj kryetarëve partiak, që do të thotë se ato lista do përfshijnë edhe personalitete që nuk u përkasin partive!” Këshilli Opozitar ka qëndruar në Tearcë të Tetovës ku është realizuar një tribunë e hapur me banorët e kësaj ane, me ftesë të organizatave joqeveritare, ku të pranishëm ishin shumë personalitete të jetës publike shqiptare në Maqedoni.

Pjesëmarrës në këtë triubunë ishin: Orhan Murtezani, kryetar i QDZH, Hasan Jashari, profesor i mirënjohur shqiptar, Arjanit Hoxha nga LDSHM, dhe publicisti e shkrimtari, Kim Mehmeti.

Orhan Murtezani nga Qendra për Demokraci dhe Zhvillim theksoi se kohën e fundit të gjithë ne jemi dëshmitarë të një presioni të madh nga opinioni për bashkimin e opozitës dhe situatën aktuale e shpjegoi me tregimin e shtatë thuprave, të cilat kur i bashkon nuk mund të thyhen, edhe pse të gjita kishin qenë thupra. Por, po e fute vetëm një therrë në mesin e tyre atëherë bashkimi i thuprave bëhet i pamundshëm, u shpreh ai.

Prefesori universitar, Hasan Jashari i cili tha se definitivisht ka ardhur koha për ndryshimet e mëdha në skenën poltitike shqiptare në Maqedoni.

“Pozita e të qenit profesor të mbron nga disa erëra në jetë, por do ishte një qëndrim idiotesk nëse i marrim vetëm rrogat si profesor, shëtisim herë pas here me shoqërinë tonë, kështu duke lënë anësh interesin e përgjithsëm shoqëror, kurse kjo asesi nuk duhet lejuar, por patjetër të luftojmë për një shoqëri që do ketë mirëqenie dhe zhvillim të hovshëm. Ne ende ndëgjojmë se si nëpër shkolla fillore nuk ka rrymë, ndërsa kjo ndodh o pse qeveria i vjedh paratë, ose këta tanët në qeveri i vjedhin, por populli e vuan, ne e vuajmë. Këta të rinjtë që i shohim sot gjithandej duhet t’i përkrahim, e të cilët nesër nuk do të hynë në qeveri pa kushte”, – theksoi Jashari.

Më tutje fjalën e mori edhe profesori i mirënjohur, Arjanit Hoxhai cili ndër të tjera pohoi se duhet të ndryshojmë qasjen e politikbërjes të shqiptarëve në Maqedoni.

“Për Këshillin Opozitar çfarë nuk flitet, kurse ai vetëm sa shkon e po forcohet me figura eminente shqiptare. Me kalimin e kohës po bindemi se sa më shumë na kritikojnë të tjerët, ata po na bëjnë reklamën e duhur, pasi njerëzit kur interesohen për këtë Këshill e shohin se aty pjesë përbërëse janë personalitete të shquara. Ne jemi në bisedime të vazhdueshme me profesor, akademik, biznismenë, sportist, të cilët do të kyçen në këtë Këshill Opozitar. Askush në këtë Këshill nuk ka ambicie për të krijuar një parti të re, e as për të ndërtuar një kopje të këtyre partive ekzistuese, por njëherë e përgjithmonë të ndryshojmë për të mirë statusin e shqiptarëve të Maqedonisë… Ne nuk duhet ti ndajmë rastet e montuara ndaj shqiptarëve duke i përmendur disa e disa të tjera jo, por duhet të përmendim edhe Brodecin, jo vetëm se dikush ka qenë në qeveri në atë kohë nuk e përmend këtë rast, i cili është i barabart tragjik e i dhembshëm sikur Radishani, Monstra, Sopoti, rrahja e shqiptarëve e shumë të tjera… Këta të BDI-së sa më shumë që dalin më shumë turpërohen ata, prandaj këta s’mund t’ia ndërrojnë emrat dy shkollava në Çair, e do t’ia ndërrjkan emrin shtetit!”, – tha Hoxha.

Tutje Hoxha tha kjo betejë është shpresë për të gjithë ne bashkërisht e cila do të sjell kualitet në përfaqësimin e gjithëmbarshëm shqiptar në Maqedoni, e jo kuantiet, pra Këshill Opozitar është çdokush që i thotë stop të keqes, u them qartazi se BDI-ja, apo kjo e keqe rrëzohet leht, kurse hapi i parë që të ndodh kjo është mosvotimi i saj në zgjedhje.

Në fjalimin e tij shkrimtari Kim Mehmeti tha se Këshilli Opozitar nuk është klub i atyre që ua kanë zili politikanëve dhe as vend ku grumbullohen ata që merren me pështyrje në largësi dhe mbi sa më shumë fytyra të të tjerëve, por vend ku grumbullohen ata që duan ta artikulojnë zërin opozitar.

“Këshilli Opozitar nuk është në garë me të tjerët, por me vetveten, ne nuk jemi as fillimi e as fundi i opozitarizmit, por gjithsesi duam të jemi ata që do e përcjellin qartë zërin e partive politike, të organizatave joqeveritare dhe të individëve që janë pjesëtarë të këtij Këshilli, të atyre që thonë se nuk e duam Maqedoninë e VMRO-DPMNE-së dhe të BDI-së, ngaqë ajo është e projektuar vetëm për t’i kënaqur hajdutët dhe kriminelët e këtyre dy partive, se nuk e duam këtë Maqedoni në të cilën shqiptarët paguajnë haraç të dyfishtë: njërin shtetit për të dëshmuar lojalitetin, e tjetrin partisë së tyre – BDI-së, për të dëshmuar shqiptarizmin! Duke qenë i tillë, Këshilli Opozitarë e mirëpret çdonjërin që ka çka thotë dhe ky Këshill i bëhet shok çdonjërit që mund të ndihmojë në hapjen e rrugës drejtë të ardhmes më të mirë”, tha ndër të tjera Kim Mehmeti.

Duke folur më tej për organizimin dhe veprimtarinë e Këshillit Opozitar, Kim Mehmeti theksoi se këtij Këshilli i është besuar një detyrë shumë e rëndësishme: t’i prijë fushatës parazgjedhore të partive që janë pjesë e këtij Këshilli, si dhe të bëjë listën e kandidatëve që do garojnë në zgjedhje, listë që doemos do i përfshijë më të aftit, e jo më të përkulurit ndaj kryetarëve partiak, që do të thotë se ato lista do përfshijnë edhe personalitete që nuk u përkasin partive.

“Ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare shqiptarët do mund të votojnë ose për Maqedoninë e BDI-së, që njëherë në vit u organizon nga një “Sopot”, “Brodec”, Monstër”, likuidim si ai i Harun Aliut me shokët, natë si ajo e trishta e Kumanovës…, ose për një Maqedoni ndryshe, ku shqiptari nuk do jetë vasal i sunduesve maqedonas, e as ministër si nëpunës i pushtet, por drejtues i shtetit! E drejtues mund të bëhen ata që dinë të drejtojnë së pari ambiciet e veta, ata që mund t’i kontrollojnë pasionet e veta, ata që e dinë se nuk është populli në shërbim të pushtetarëve, por drejtuesit e shtetit janë shërbëtorë të popullit!”, tha në fund të fjalës së vet shkrimtari Kim Mehmeti.

I nxitur nga pyetja e një pjesëmarrësi në dabat Kim Mehmeti tha: “Kryetari i BDI-së i ngjan atij që nuk sheh çka i ndodh para hundëve, si për shembull vëllavrasjet nëper degët e partisë së tij, por merret me atë që ndodh pas maleve dhe për çka nuk e pyet askush, siç është udhëtimi i tij turistik në Athinë.”

Gjithashtu lexo

Përmes Serbisë po zbatohet një skenar për destabilizimin e Ballkanit, ja kush alarmon

Lidhja Demokrate e Maqedonisë (LD) nëpërmjet një kumtese vlerëson se tërheqja e personalit të ambasadës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *