Home / Kryesoret / Këshilli Opozitar: Po ndërtojmë një front që do luftojë politizimin e skajshëm dhe kriminalizimin e shoqërisë shqiptare

Këshilli Opozitar: Po ndërtojmë një front që do luftojë politizimin e skajshëm dhe kriminalizimin e shoqërisë shqiptare

Këshilli Opozitar ka qëndruar në Tetovë ku është realizuar një tribunë e hapur me banorët e kësaj ane, me ftesë të organizatave joqeveritare, ku të pranishëm ishin shumë personalitete të jetës publike shqiptare në Maqedoni.

Pjesëmarrës në këtë triubunë ishin: Orhan Murtezani, kryetar i QDZH, Mahmut Jusufi, ish – anëtarë i Gjykatës Kushtetuese, Hysenxhevat Hyseini, profesor i mirënjohur, dhe publicisti e shkrimtari, Kim Mehmeti.

I pari foli ish – anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Mahmut Jusufi i cili tha se ka ardhur koha kur patjetër duhet ta ngjallim shpresën tek të rinjtë, dhe një gjë të tillë e ka bërë “Eco Guerilla” e cila filloi me 10 – 15 persona, kurse tashmë përbëhet prej mijëra njerëzve që e mbështesin nëpër protesta.

“Shqiptari sot nuk mund të hyjë në punë nëse nuk jep 5000 euro ryshfet, nuk mund të shkoj në mjek pa lek, nuk mund të shkoj askund pa i dhënë lek njerëzve të pushteteshëm. Mesazhi im për rininë është ky: Si u bashkua rinia te “Eco Guerilla” për ambient të pastër, tani duhet të bashkohet për një ambient politik më të pastër dhe të sinqertë. Rinia ka ide të jashtëzakonshme dhe kam shumë besim te ju, se me ju ndodhin ndryshimin. Këshilli Opozitar është në funksion të kanalizimit betejën kundër të keqes së përgjithshme politike, që na ka kapluar nga çdo anë. Edhe unë përkrahi iden e Kimit që tha kohë më parë, boll u mblodhëm vetëm nëpër salla, duhet të dalim tashmë edhe rrugëve!”, – theksoi Jusufi.

Më tutje fjalën e mori edhe profesori i mirënjohur, Hysenxhevat Hyseini i cili fillimisht ceki se BDI-ja dhe PDSH-ja janë larguar përfundimisht nga populli i tyre.

“Ju të rinjtë do ti bëni ndryshimet e mëdha duke përzgjedhur njerëz të ndershëm, të arsimuar dhe gjithsesi se të guximshëm. Partia në pushtet tash “Filloj”, qe sa vite gjumë ata sërish “filluan” në dështimet e reja”, – tha Hyseini.

Xhemail Çupi, doktori i shkencave politike dhe teolog nga Dibra në fjalën e tij theksoi se duhet të vazhdojmë edhe më tutje në këtë angazhim që i kemi dhënë vetes, që të kemi guximin e çlirimit të shoqërisë shqiptare nga kjo krizë e thellë politike dhe morale.

“Politika në fillet e saj është art i të shprehurit, por më pas shkon në dy drejtime, ose ngelet në retorik boshe që e kemi përjetuar ne si shqiptarë të Maqedonisë, ose kthehet në një aksion të shëndosh dhe që shkon në favor të banorëve, pra shkon në favor të atyre që të japin votën dhe besën e tyre. Në momentet që kemi në krye zullumqarin, njeriun jo të ndershëm, atëherë heshtja jonë është mëkat, kurse reagimi shpëtim i të gjithë neve si shoqëri në përgjithësi. Duhet përfundimisht që të rinjtë të orientohen drejt përzgjedhjes së të mirës, kështu përfundimisht të largohen nga politikanët e papërgjegjshëm dhe të pamoralshëm… Disa thonë edhe njëherë do e votjmë këtë parti se mund të na punësojë partia, kurse ne duhet përfundimisht t’ia heqim kokën kësa kushedre të keqe… E të tjerë thonë: Ne jemi me ju, por në prapaskenë, jo publikisht. Parashtohet pyetja dhe ekziston dilema, që ky njeriu që na thotë jemi me ju në prapaskenë, a mund të jetë edhe në ndonjë prapaskenë tjetër?! Vëllezër e motra duhet të dalim më publikisht ti themi boll më, mjaft më të keqes që na ka kapluar, e jo prej prapaskene!”, – theksoi Çupi.

Më tutje, shkrimtari Kim Mehmeti shpjegoi se roli i Këshillit Opozitar është të shkoj përtej kritikës për të dobësuar një parti e për ta forcuar tjetrën, pra të shkojë drejt shndërrimit në një front që do e luftojë politizimin e skajshëm si dhe  kriminalizimin e shoqërisë shqiptare.

“Këshilli Opozitar nuk ka qëllim parësorë kriticizmin me qëllim që të dobësojë një parti për ta forcuar tjetrën, e aq më pak do donte ta bëjë gabimin aq herë të përsëritur në të kaluarën, që t’i forcojë partitë, për ta dobësuar popullin! Këshilli Opozitar nuk ka për qëllim që nga një parti e keqe të bëjë dy të këqija, të njëjta si nëna parti që i ka lindur ato, e as t’i promovojë liderët e ri vetëm pse ata duan të bëhen si patroni i tyre i mëparshëm, me të cilin e kanë ndërpre vëllazërinë shumëvjeçare. Këshilli Opozitar pra nuk ka për qëllim t’u merr ca votues partive ekzistuese, për t’ia dhënë ato ndonjë partie të re, por tenton të bëhet strumbullar rreth të cilit do grumbullohen të gjithë ata që besojnë se ne kemi bërthamë politike, e cila bërthamë në mos më shumë, fillimisht mund ta rikthejë atë më të shtrenjtën që BDI-ja e plaçkiti dhe e nëpërkëmbi – shpresën rinore dhe besimin se ne mund të ndërtojmë të ardhme përtej të qenurit vasal i sunduesve maqedonas”, tha Kim Mehmeti në fjalimin e vet.

Sipas Kim Mehmetit, shqiptarët e Maqedonisë sot e jetojnë “robërinë” më të rëndë – atë kur të prangosi i yti, atë kur të shkelin ata të cilëve u ke besuar, por të cili në ndërkohë kanë bërë mëkatin që nuk u falet: parajsën e fëmijëve të vet e kanë ujitur me lotët e rinisë dhe të fëmijëve tanë.

“Për fat të keq ne erdhëm në pozitë që pjekurinë tonë politike ta dëshmojmë nëpërmjet asaj sa do mundemi që një ditë e më parë, të çlirohemi dhe ti largojmë nga skena politike ata që na  e morën edhe më të vlefshmen pa të cilën një popull vdesë – shpresën  e rinisë sonë! Dhe kjo betejë politike do jetë më e rëndë se ajo që deri dje e bënim me qarqet antishqiptare maqedonase, ngaqë këta të vetëshpallurit e BDI-së si më ‘shkije se shkijet’, sa më shumë afrohen zgjedhjet, bëhen gjithnjë e më të rrezikshëm, ngaqë shumica pre tyre sot kanë vetëm dy rrugë para vetes – atë që i çon drejtë dështimit dhe turpit personal, e madje edhe drejtë dyerve të burgut dhe rruga tjetër, që dhunshëm të mbeten në pushte! Pra ata e dinë se vetën qarqet policore e antishqiptare, janë ato që mund t’i mbrojnë nga populli i tyre, nga populli të cilit ia morën votën, që pastaj të bëhen shërbëtorë të VMRO-DPMNE-së, e cila, si vasal të dëgjueshëm që i pati, ua dha të gjitha privilegjet personale që ata i kërkuan, por duke ua marr shqiptarëve gjitha që u takonin dhe që kishin!”, tha Mehmeti.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *