Home / Kryesoret / Kodi Zgjedhor, Agjencia e Mediave kërkon sqarim nga Ministria e Drejtësisë

Kodi Zgjedhor, Agjencia e Mediave kërkon sqarim nga Ministria e Drejtësisë

Agjencia e mediave deklaron se ka paqartësi në nenin 75 të kodit zgjedhor që ka të bëjë me marketingun politik, gjegjësisht se si do të ndahen minutat për reklamim politik gjatë fushatës zgjedhore. Për këtë nga Agjencia e mediave thonë se do të kërkojnë sqarim nga Ministria e Drejtësisë. Por nga dikasteri me të cilin udhëheq Adnan Jashari qartësuan se interpretimin e ligjit e bën Kuvendi. Nga atje shpjeguan se neni në fjalë nuk bën ndarje më të hollësishme të partive brenda bllokut qoftë pozitë apo opozitë. Duke qenë se kontestet për kodin zgjedhor janë nën ingerencat e KSHZ-së, edhe nga ky institucion dhanë sqarim.

“Në këtë drejtim është një maksimë latine që thotë se nëse nuk është e rregulluar me ligj, është e lejuar. Nëse njëra parti politike abstenon që ta përdore këtë minutazhë për reklamim që është me pagesë, atëherë sipas mendimit tim dhe asaj që e lexova, partia politike që është pozitë këtë minutazhë do të ketë hapësirë dhe mundësi që ta përdore nëse ka mjete financiare. Çdo gjë që nuk është e precizuar deri në fund, lejohet që ne juristët i themi ka zbrazëtirë juridike”, tha Subhi Jakup, KSHZ.

Jakupi u shpreh se institucionet kompetente duhet të jenë koshient dhe të reagojnë, duke kërkuar ndryshime apo plotësim të ligjit me akte nënligjore që i njëjti të qartësohet dhe të mund të shmanget çdo lloj komplikimi eventual.

Në bazë të asaj që parasheh Kodi Zgjedhor, të gjithë operatorët radio-televiziv të cilët i mbulojnë zgjedhjet, mund te emitojnë gjithsej 18 minuta kohë shtesë për reklamim brenda një ore nga programi i paguar për reklamim politik. Nga kjo kohe, më se shumti 8 minuta u takojnë partive politike në pushtet dhe opozitë, ndërsa nga 2 minutat e mbetura, një i takon partisë që ka përfaqësues të sajin në kuvend por nuk ka grup parlamentar dhe një është për partitë që nuk përfaqësohen në Kuvend.

Reklamimi politik i fushatës:

18 minuta në 1 orë
8+8, pozitë-opozitë
1 min. për partitë të kuvendit pa grup parlamentar
1 min. për partitë që nuk janë të përfaqësuara në kuvend

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *