Home / Kryesoret / Komisioni për antikorrupsion , qeveria kalimtare me autorizime të mëdha deri në zgjedhje

Komisioni për antikorrupsion , qeveria kalimtare me autorizime të mëdha deri në zgjedhje

Komisioni kundër-korrupsion i dha liri të plotë qeverisë kalimtare të bëjë çfarë të dojë deri në ditën e shpalljes së datës së zgjedhjeve. Ajo mund të punësojë në administratën publike, të emërojë ose të shkarkojë funksionarë, të lidhë dhe të ndërpresë kontrata për koncesion të tokës shtetërore, të miratojë plane urbanistike, si dhe të ndryshojë ligje. Vendimi është marrë të hënën, dhe në formën e mendimit është publikuar në faqen e internetit të Komisionit. Në pyetjen se a ka ndonjë pengesë ligjore për punësime të reja në administratën shtetërore, nga komisioni me përgjigje:

“Gjatë mandatit të përbërjes së qeverisë kalimtare për zbatimin e zgjedhjeve të deputetëve, në bazë të Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Kodit Zgjedhor, nuk janë paraparë aktivitete të tilla dhe për këtë arsye nuk ka asnjë pengesë ligjore të ketë punësime të reja në administratë”, tha KOMISIONI KUNDËR-KORRUPSIONIT.

Sipas Komisionit ndalesat nuk vlejnë, vetëm në rast të veçantë:

“Nga dita e miratimit të Vendimit për shpalljen e zgjedhjeve deri në mbarimin e tyre dhe zgjedhjen e qeverisë ka pengesë ligjore për punësime të reja, përveç në raste emergjente dhe të pa-prolongueshme”, thonë nga Komisioni kundër-Korrupsionit

Privilegjet e lejuara të Qeverisë deri në datën e zgjedhjeve vlejnë edhe për: emërimin dhe shkarkimin e drejtorëve, anëtarët e bordeve menaxhuese dhe mbikëqyrëse, si të ambasadorëve etj. Pastaj mund të miratohen vendime në lidhje me nivelin e pagave në institucionet shtetërore, institucionet publike dhe shoqata tjera të themeluara nga shteti.

PRIVILEGJET E QEVERISË
Emërimi dhe shkarkimi i drejtorëve
Emërimi dhe shkarkimi i anëtarëve të bordeve menaxhuese dhe mbikëqyrëse,
Emërimi dhe shkarkimi i ambasadorëve

Sipas Komisionit, ka hapësira ku qeveria mund të marrë vendime edhe gjatë fushatës së zgjedhjeve. Mes tjerash mund të japë edhe në përdorim të përhershëm tokë ndërtimore shtetërore. Qeveria deri në përcaktimin e datës së zgjedhjeve ka edhe privilegje tjera të cilat mund të ndikojnë drejtpërsëdrejti mbi votuesit. Mund tu ndajë para shtetërore kompanive të huaja, të shpallë konkurs për bursa të fakulteteve, të lejojë themelimin e Institucioneve private, të përcaktojë shuma maksimale të huamarrjes së re. Komisionit e jep këtë mendim në kohë kur në Maqedoni u rrit korrupsioni dhe tani jemi në vendin e 66-të në listën

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *