Home / Kryesoret / Komiteti ekzekutiv i VMRO merr vendim, zgjedhjet më 24 prill

Komiteti ekzekutiv i VMRO merr vendim, zgjedhjet më 24 prill

Megjithatë në orën 14:30 minuta në Porta Maqedonia është paraparë takim mes partive politike të koalicionit Për një Maqedoni më të mirë.

Më herët partia qeveritare doli me kumtesë se e pranon në tërësi metodologjinë e KSHZ për pastrimin e listës.

‘’KSHZ ka të drejtë ligjore dhe përkrahje institucionale që të pastrojë listën zgjedhore dhe të mer të gjitha aktivitetet për realizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike. VMRO i jep përkrahje KSHZ-së që të punojë sipas ligjit dhe të jap maksimumin për përmbushjen e të gjitha obligimeve për të cilat ka kohë të mjaftueshme dhe të gjithë institucionet të përmbushin obligimet për zgjedhje dhe atmosferën demorkatike’’, thuhet në kumtesën e VMRO.

Zëdhënësja e KE-së Maja Kocijancic në një deklaratë të fundit ka thënë se është e rëndësishme që zgjedhjet të mbahen më 24 prill sipas asaj që është nënshkruar por për këtë duhet të dakordohen të gjitha partitë ndërsa Brukseli dëshiron që zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *