Home / Kryesoret / Komunikacion po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, vende vende me borë

Komunikacion po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, vende vende me borë

Komunikacioni në vendkalimin kufitar Bllacë është normalizuar nga ora 07.30, pas ndërprerjes mbi dy orë për shkak të rrëshqitjes së një automjeti, kumton LAMM.

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, në disa vende me mbetje të borës, e cila mbetet në rrugë pas intervenimit të ekipeve kujdestare nga ndërmarrja “Rrugët e Maqedonisë”.

Reshje të borës me intensitet të dobët vërehet në Kriva Pallankë, Gostivar, Mavrovë, Kulla, në qafën malore Strazhë dhe në vendkalimin kufitar Bllacë.

Ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda dhe autobusë ka në aksin rrugor Tetovë-Kodra e Diellit, ndërsa për automjetet tjera është i obligueshëm përdorimi i pajisjes dimërore.

Për shkak të erës së fortë nga veriu në akset rrugore Shtip – Koçan, unaza Shtip – Radovish dhe Sveti Nikollë-Kumanovë vende vende ka mbetje të borës nëpër rrugë. Ekipet kujdestare të NP “Rrugët e Maqedonisë” janë në terren dhe punojnë në mënjanimin e tyre. Rekomandohet kujdes në drejtimin e automjeteve dhe shpejtësi të adaptuar sipas kushteve të rrugës.

LAMM rekomandon kujdes të jashtëzakonshme në vozitje, shpejtësi të adaptuar në lëvizje, respektim i sinjalizimit të vendosur rrugor  dhe planifikim të udhëtimeve sipas kushteve të motit. Kujdes të veçantë, është e nevojshme në pjesët të cilat kalojnë nëpër grykat malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Gostivar – Mavrovë, Demir Kapi – Udovë, Koçan – Dellçevë, Vinicë – Berovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Gjithashtu lexo

BESA me Çupin dhe LR-PDSH me Agollin do të garojnë në Dibër

Partitë politike bashkë me degët komunale po i bëjnë përgatitjet e fundit para zgjedhjeve lokale, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *