Home / Kryesoret / Komunikacioni, Peshevski: Realizimi i masave për trafik të sigurt

Komunikacioni, Peshevski: Realizimi i masave për trafik të sigurt

Këtë e deklaroi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Vlladimir Peshevski, në tryezën e rrumbullakët për përmirësimin e infrastrukturës së trafikut, një faktor për sigurinë e trafikut rrugor, të organizuar nga Këshilli Kombëtar për sigurinë e trafikut në rrugë.

“Qeveria ka ndërmarrë aktivitete të rëndësishme për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në vend dhe aktualisht është në ndërtimin e sipër të autostradave, rrugëve të shpejta magjistrale dhe regjionale në të gjithë vendin. Edhe në vitin 2016 do të fillojmë me ndërtimin dhe rehabilitimin e 40 km të seksioneve magjistrale dhe mbi 220 kilometra rrugë të reja të shpejta, gjashtë rrugë magjistrale dhe regjionale për të cilat do të investohen 430 milionë euro”- deklaroi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Vlladimir Peshevski.

Vitin e kaluar janë regjistruar 148 viktima, gjegjësisht 13.8 %, ndërsa MPB ka evidentuar 3.845 aksidente trafiku me pasoja të rënda dhe për këtë fajtori kryesor është faktori njeri. Në të ardhmen do të merren masa të ndryshme në këtë drejtim, theksojnë nga MPB.

“Rritja e aktiviteteve të punës parandaluese të policisë së trafikut në të gjitha nivelet, prezantimi i hulumtimeve mbi sigurinë e trafikut në regjione dhe sektorë të caktuar të brendshëm si një nga kriteret më të rëndësishme për vlerësimin e suksesit të punës së policisë”- theksoi sekretarja e MPB-së, Anastasia Ilieska.

Zvogëlimi i numrit të aksidenteve, përkatësisht arritja e mesatares evropiane, zvogëlimi i numrit të viktimave të moshës së re në aksidentet e trafikut për 30% janë vetëm disa nga aktivitetet kryesore në këtë drejtim”- u shpreh kryetari i KKSTRR-së, Stojçe Stamenkovski.

Ndryshe, rol të veçantë në këtë drejtim luan edhe ligji i ri për lëvizje në zonat e banuara me 50 km në orë, por nuk duhet anashkaluar më të rëndësishmen, vetëdijesimin e pjesëmarrësve në komunikacion, kështu u vlerësua në tryezë.

Gjithashtu lexo

Themeluesi dhe milioneri i Lëvizjes Besa në konventën e PDSH-së

Themeluesi, ideologu dhe milioneri i Lëvizjes BESA: Adnan Ismaili ( pronar i Logos-A dhe Tv …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *