Home / Kryesoret / Komunikime intensive Qeveri-KSHZ për zgjedhje të lira dhe demokratike

Komunikime intensive Qeveri-KSHZ për zgjedhje të lira dhe demokratike

Komunikime intensive mes Qeverisë dhe KSHZ-së për të krijuar kushte për realizimin e zgjedhjeve më 24 prill, tha kryeministri i qeverisë për organizimin e zgjedhjeve, Dimitriev në një takim me përfaqësues të KSHZ-së, ku morën pjesë edhe disa ministra.

Kryeministri Dimitirev është i bindur se me komunikim intensiv mes qeverisë dhe Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve do të krijohen kushte për realizimin e zgjedhjeve më 24 prill. Komunikimi i preferuar të kryhet nëpërmjet takimeve, sepse sipas Dimitirevit, problemet mund të zgjidhen në vend, transmeton TetovaSot.

“Unë besoj se nëpërmjet kësaj forme do të kemi mundësi më të mirë dhe një mënyrë për të zgjidhur problemet. Vetë natyra e problemeve është e tillë që nuk mund të zgjidhet. Unë besoj në cilësinë e bashkëpunëtorëve të mi. Unë e di që ju jeni në linjë për të bërë të mundur diçka më shumë, që zgjedhjet të organizohen në mënyrë të drejtë dhe demokratike “, tha, Emil Dimitriev,

Më parë anëtarët e KSHZ-së kanë deklaruar se presin komente nga palët për të filluar me kontrollimin e listës zgjedhore. Nevojat financiare të komisionit të reformuar për këtë vit, llogaritet 8 milionë euro, ku shumica e fondeve është caktuar për përgatitjen dhe zbatimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

KSHZ-ja miratoi njëzëri një mocion që gjatë krahasimit të të dhënave të përdorin bazat e 13 institucioneve.

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave, Zoran Stavreski, ndërkohë, njoftoi se fondet do të miratohen për të gjithë stafin dhe nevojat e tjera të Komisionit.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *