Home / Lajme / Rajon / Kosovë, në vendkalimin kufitar Vërmicë konfiskohet mbi 1 kg marihuanë
PRISHTINË (AA) - Njësiti i Doganës dhe Policisë së Kosovës kanë zbuluar dhe parandaluar një tentativë për trafikim të lëndëve narkotike, duke sekuestruar mbi një kilogram marihuanë në vendkalimin kufitar Vërmicë, që lidhë Kosovën me Shqipërinë. ( Dogana e Kosovës - Anadolu Ajansı )

Kosovë, në vendkalimin kufitar Vërmicë konfiskohet mbi 1 kg marihuanë

Njësiti i Doganës dhe Policisë së Kosovës kanë zbuluar dhe parandaluar një tentativë për trafikim të lëndëve narkotike, duke sekuestruar mbi një kilogram marihuanë në vendkalimin kufitar Vërmicë, që lidhë Kosovën me Shqipërinë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Gjatë kontrollit të një automjeti në vendkalimin Vërmicë, zyrtari i doganës ka dyshuar te një veturë me targa të Bullgarisë në të cilën kanë qenë një shtetas i Kosovës dhe një i Shqipërisë. Pas ndalimit dhe kontrollit, në vendin ku qëndron airbagu i bashkëudhtarit është gjetur një sasi e drogës e llojit marihuanë”, njoftojnë nga Dogana e Kosovës.

Nga aty informojnë se droga ka qenë e paketuar në pesë qese të najlonit. Personat nga vetura janë arrestuar ndërsa droga i është dorëzuar policisë e cila po zhvillon hetimet e mëtejme, thuhet në kumtesë.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *