Home / Kryesoret / Kosovë: Të hënën veteranët e UÇK-së në protestë para qeverisë

Kosovë: Të hënën veteranët e UÇK-së në protestë para qeverisë

Në Kosovë, Këshilli për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së ka njoftuar se të hënën do të protestojnë para objektit të Qeverisë. Megjithëse thanë se do të angazhohen që protesta të jetë paqësore, ata nuk kanë garantuar që gjithçka do të shkojë mirë për shkak të padrejtësive të mëdha që u janë bërë veteranëve nga ana e Qeverisë. Kryetari i këtij Këshilli Xhevdet Qeriqi tha se veteranët përkundër marrjes së certifikatave, janë ballafaquar me vonesën e marrjes së pensionit që i takon me statutin e Veteranit të luftës. Qeriqi deklaroi se kjo protestë vjen si pasojë e padrejtësive që po u bëhen veteranëve të luftës së UÇK-së. Ai tha se protesta do të jetë paqësore, mirëpo për këtë nuk mund të garantohet pasi padrejtësitë që u janë bërë veteranëve janë të mëdha.

“Ne do t’a bëjmë maksimumin që protesta të jetë paqësore, por asnjëherë nuk mund të garantojmë për shkak se po bëhen padrejtësi të mëdha, nuk po kryhen obligimet nga ana e Qeverisë, të cilat janë të përcaktuara me ligj. Ne do të mobilizohemi që protesta të jetë paqësore, mirëpo asnjëherë nuk mund të garantojmë që do të jetë paqësore. Përmes juve i ftojë të gjithë veteranët që t’i përgjigjen protestës”, deklaroi Xhevdet Qeriqi, Këshilli për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së.

Gjithashtu lexo

Shkëndija fiton edhe ndaj Shkupit (VIDEO)

“Kuqezinjtë” fitojnë edhe takimin e xhiros së dytë në Ligën e Parë të futbollit të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *