Home / Kryesoret / Kreu i shërbimit serb, ”Ne mund ta vrisnim kur të donim Adem Jasharin, kishim spiunë afër tij”

Kreu i shërbimit serb, ”Ne mund ta vrisnim kur të donim Adem Jasharin, kishim spiunë afër tij”

Gjenerali serb, Stevan Gjuroviq, në një intervistë për emisionin “Vo Centar” ka folur për luftën e forcave serbe në Kosovë dhe prapaskenat e kësaj lufte, duke thënë se për shumë vite kishte qenë në shërbim në Kosovë.

Në veçanti, gjenerali serb është ndalur tek vrasja e heroit legjendar Adem Jashari, duke thënë se ushtria serbe kishin mundësi ta vrisnin Adem Jasharin kur të donin dhe ku te donin, madje sipas tij, mund ta zinin edhe të gjallë, pasi spiunët e informonin atë në çdo kohë.

“Ne mund ta vritnim Adem Jasharin kudo dhe kurdo, madje edhe mund ta zinim edhe te gjallë. Mirëpo, ne i vramë familjen për t’i dërguar një mesazh ndërkombëtareve”, është shprehur ky gjeneral serb, transmeton parrotlla.net

Ai gjatë kësaj interviste ka treguar se ishin tre spiunë të tyre afër Adem Jasharit, por pa i përmendur me emra.Ndërsa ka thënë se spiuni më i madh ishte një ish-ministër.

“’Ministri’ na informonte për çdo gjë. Madje edhe për detajet më të vogla, pasi ne ia mbushnim xhepin plot me para të thata. Atij, të themi, i pëlqenin shume paratë”, ka thënë ai.

Ndërsa, Gjuroviq ka përmendur edhe vizita të ndërkombëtarëve, veçmas ndërmjetësimin e Richard Holbrooke, misionin verifikues OSBE, respektivisht shefin e misionit, Wiliam Walker.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *