Home / Kryesoret / Krishterët ortodoks sot festojnë Krishlindjet

Krishterët ortodoks sot festojnë Krishlindjet

Besimtarët ortodoks në Maqedoni sot e festojnë lindjen e Krishtit – Krishtlindjet. Në të gjitha tempujt kishtarë të Kishës Ortodokse të Maqedonisë sot mbahen liturgji për Krishtlindjet.

Shënimi qendror mbahet në Kishën kryesore “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup, ku ipeshkvi i Ohrit dhe i Maqedonisë z.z. Stefani do ta mbajë liturgjinë.

Me rastin e Krishtlindjeve, Ipeshkvi i Ohrit dhe i Maqedonisë z.z. Stefani bashkë me sinodin e shenjtë të KOM- Ipeshkvinë e Ohrit, deri te priftërinjtë, monarkët dhe deri te të gjithë besimtarët dërguan urim për Krishtlindjet në të cilin u urojnë paqe dhe bekim nga Zoti, duke i përshëndetur me përshëndetjen e madhërishme – Lindi Krishti!

“Ngjarja e atij mëngjesi të hershëm në shpellën e Bethlehemit është plotësimi i të gjitha shpresave dhe pritjeve, të të gjithë predikimeve dhe premtimeve nëpër shekuj. Në këtë ngjarje është i tërë besimi i brezave të mëparshëm, të tanishëm dhe të ardhshëm. I madh është ky sekret, në këtë ditë e takuam, e pamë dhe e pranuam Perëndinë. Me lindjen e Krishtit, për njerëzimin u hap parajsa, qielli u përhap në tokë dhe u bashkua me tokën.
Të mbushur me gëzimin e Krishtlindjeve, të marrim pjesë në përforcimin dhe unitetin shpirtëror dhe kombëtar midis popullit tonë, pa dallim se ku jetojmë. Me dashurinë për njeriun dhe për Perëndinë të tregojmë se edhe në shpirtrat tanë ka vend për të dërguarin e Perëndisë. Duke i festuar Krishlindjet, t’i bashkohemi të gjithëve që e njohën dhe e Pranuan në Bethlehem – Birin e Perëndisë. Krishti lindi! Urime dhe qoftë e bekuar nga Perëndia Vera e Re”, thuhet në mesazhin e Krishtlindjeve të z.z Stefan.

Festa e Krishtlindjeve është festë e Zotit dhe festohet në kujtim të lindjes së Jezu Krishtit. Kjo festë është gjenezë e të gjitha festave kishtare, për shkak se me lindjen e Krishtit llogaritet edhe fillimi i erës së re.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *