Home / Kryesoret / Kroaci, hapet faqe interneti për të gjetur personat më të kërkuar në BE
ZAGREB (AA) - Në amfiteatrin e Drejtorisë së Policisë u bë prezantimi i faqës së internetit ENFAST, rrjeti në të cilin qytetarët do të mund t'i ofrojnë ndihmë policisë në gjetjen e personave më të kërkuar në Bashkimin Evropian (BE). Faqja sot edhe zyrtarisht është lëshuar në përdorim, kurse janë vendosur dhe fotografitë e të arratisurve më të kërkuar, ku përmes një klikimi mund të gjeni informacionet më të rëndësishme. ( Stipe Mayic - Anadolu Ajansı )

Kroaci, hapet faqe interneti për të gjetur personat më të kërkuar në BE

Në amfiteatrin e Drejtorisë së Policisë u bë prezantimi i faqës së internetit ENFAST, rrjeti në të cilin qytetarët do të mund t’i ofrojnë ndihmë policisë në gjetjen e personave më të kërkuar në Bashkimin Evropian (BE). Faqja sot edhe zyrtarisht është lëshuar në përdorim, kurse janë vendosur dhe fotografitë e të arratisurve më të kërkuar, ku përmes një klikimi mund të gjeni informacionet më të rëndësishme, raporton Anadolu Agency (AA).

Përpos emrit, datës së lindjes dhe arsyet përse personi kërkohet, në faqe janë lënë kutitë e zbrazura, në të cilat, vizitorët që kanë çfarëdo informacioni mbi personin e kërkuar, mund të shënojnë dhe të ndajnë me policinë njohuritë e tyre, dhe me këtë të mbetet anonim.

Kjo platformë vjen në të gjitha gjuhët e shteteve anëtare të rrjetit EFAST për të qenë më e kapshme për të gjithë qytetarët. Qëllimi kryesor i faqes është që qytetarët të ndihmojnë policinë në kërkimet e kriminelëve më të kërkuar.

Mario Rosiç, Shef i shërbimit për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Policisë, tha se qëllimi është që të prezantojnë këtë platformë të sigurisë. Statistikat e policisë kroate, anëtare e ENFAST-it, në numrin e personave të ekstraduar, dorëzuar dhe të transferuar tregon se në vitin 2015, policia ka arrestuar dhe transferuar 224 persona, 201 persona në vitin 2014 dhe 132 në vitin 2013.

Goran Zaja, Shef i departamentit për kërkime të synuara e cila u formua në vitin 2008 për të gjetur personat më të kërkuar në Republikën e Kroacisë, është në bashkëpunim të plotë me departamentet e kërkimit kombëtar dhe ndërkombëtar në bashkëpunim me vendet e tjera. Deri në anëtarësimin e plotë në BE, Kroacia ka qenë anëtar i bashkangjitur i këtij rrjeti, kurse tani është anëtar i Bordit të ENFAST së bashku me shtatë shtet tjera anëtare të BE-së.

“ENFAST është një rrjet evropian i ekipeve që merret me kërkime të synuara aktive ndaj kryerësit e krimeve të rënda, e cila në vitin 2010 u themelua nga Këshilli Evropian. Nga viti 2010 deri në vitin 2015, në BE nga rrjeti ENFAST janë arrestuar rreth 600 persona, nga të cilat Kroacia ka marrë pjesë me 70 persona”, tha Zaja.

Arsyeja krijimit të rrjetit ENFAST është përshpejtimi i shkëmbimit të informacionit dhe njohurive midis vendeve që ndjekin shkelësit e rëndë.

Kritere për futjen në listën e të arratisurve më të kërkuar janë urdhër-arrestet kombëtare dhe ndërkombëtare, urdhër arresti evropian (EUN), pastaj serioziteti i veprës penale dhe interesi aktual i secilit shtet. Çdo shtet në mënyrë të pavarur vendos personat në këtë listë, në përputhje me legjislacionin e saj.

Gjithashtu lexo

MOSPASTRIMI NË KOHË I DEPONISË HELMOI TETOVARËT – VIDEO

Gjatë të shtunës mbrëma dhe ditës së diel nga deponia në dalje të Tetovës ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *