Home / Lajme / Botë / Kryeministri sllovak: Refugjatët muslimanë nuk do t’i lejojmë të krijojnë “bashkësi kompakte”

Kryeministri sllovak: Refugjatët muslimanë nuk do t’i lejojmë të krijojnë “bashkësi kompakte”

Kryeministri sllovak, Robert Fico deklaroi sot se si qeveria e tij nuk do të lejojë që refugjatët muslimanë të formojnë “bashkësi kompakte” duke shtuar se integrimi i refugjatëve është “i pamundur”.

“Nuk duam që ajo që ka ndodhur në Gjermani, të ndodhë edhe këtu. Ideja e Europës multikulturore ka dështuar, migrantët nuk mund të integrohen, kjo thjeshtë është e pamundur”, tha Fico duke aluduar në ndodhitë e fundit në Gjermani ku në mbrëmjen e Vitit të Ri pretendohet se janë kryer një varg plaçkitjesh dhe përdhunimesh.

Këto të dhëna, siç tha Fico, “qartë ndërlidhen” me valën e refugjatëve në Europë dhe sulmet e mëparshme terroriste në Francë.

Në Sllovaki ekziston një bashkësi e vogël e muslimanëve prej disa qindra besimtarësh.

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *