Home / Kryesoret / Kush urdhëroi Zaevin që të jep intervistë për “Kanal 5” ?!

Kush urdhëroi Zaevin që të jep intervistë për “Kanal 5” ?!

Ndoshta dikush i ka thënë Lidia Bogatinovës që t’i liroj mediumet, deklaroi për “Meta” lideri i LSDM-së Zoran Zaev, në pyetjen kush e ka urdhëruar që të vijë për intervistë në televizionin “Kanal 5”, dilemë që e tangon kryeredaktoren në këtë televizion nacional.

Ndërkaq, në një moment të caktuar të intervistës derisa bisedonin për lirinë e mediumeve, kryeredaktorja Bogatinova i tha Zaevit se “intervista nuk do të kishte ndodhur po të mos kishte qenë Zaevi i urdhëruar”.

“Si më është urdhëruar?” pyeti Zaev, por dialogu përfundoi pa u zgjidhur dilema nëse në të vërtetë dikush dhe kush “e ka urdhëruar” liderin opozitar që të paraqitet në televizion pro- qeveritar.

“Ndoshta i kanë urdhëruar që t’i liroj mediumet, ndërsa kush e ka urdhëruar, pyeteni atë personalisht” deklaroi Zaev.

Përgjigje të ngjashme për “Meta” dha edhe Bogatinova.

“Pyeteni Zaevin. Përgjigja është tek ai” deklaroi ajo pas intervistës.

Ngel e paqartë edhe pas deklaratave të Zaev dhe Bogatinovës, kush, kujt dhe nëse ka “urdhëruar” që të bëhet kjo intervistë.

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *