Home / Kryesoret / Kuvendi do ta vazhdojë seancën e 85-të

Kuvendi do ta vazhdojë seancën e 85-të

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta mbajë seancën e 85-të, në rend dite të së cilës janë propozim ligjet për përmbarim, për noteri, si dhe për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për evidencë amë, që të tre në lexim të parë.

Deputetët duhet t’i shqyrtojnë edhe propozim ligjet për ratifikimin e Marrëveshjes me Qeverinë e Republikës së Kosovës për bashkëpunim në sferën e arsimit dhe shkencës dhe për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik me Qeverinë e Republikës Socialiste të Vietnamit.

Në rend dite janë edhe Propozim ligji për gjelbërim urban, në lexim të parë, parashutuar nga deputetët Liljana Popovska, Solza Gërçeva, Lubica Buralieva, Roza Topuzova Karevska dhe Pavle Trajanov, propozim ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për buxhetet dhe Ligjit për borxh publik, të parashtruara nga opozita, si dhe Propozim ligji për sigurim material të personave të papunë për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronë shoqërore dhe shtetërore, gjithashtu, i parashtruar nga opozita.

Në seancë janë edhe 70-të vendime ligjore në lexim të parë dhe të dytë dhe me procedurë të shkurtuar.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *