Home / Kryesoret / Kuvendi do të debatojë për buxhetin e Katica Janevës

Kuvendi do të debatojë për buxhetin e Katica Janevës

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajë mbledhjen e 90-të në të cilën në rend dite është Propozim vendimi për shpërndarjen e mjeteve ndërmjet shfrytëzuesve buxhetor të pushtetit qendror dhe ndërmjet fondeve, me të cilën sigurohen mjete financiare për realizimin e Planit financiar të Prokurorisë publike për nddjekjen e veprave penale lidhur dhe të cilat dalin nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve për vitin 2016.

Me vendimin për shpërndarje të mjeteve ndërmjet shfrytëzuesve buxhetor propozohet rialokacioni në kaudër të mjeteve të planifikuara me Buxhet të Republikës së Maqedonisë për vitin 2016, në shumë prej 253.682.112 denarë të cilët i dedikohen punës pa pengesë dhe financimit autonom të Prokurorisë speciale publike(PSP).

Mjetet financiare për PSP-në do të dedikohen për pagesë të mjeteve për rroga dhe kompensime të prokurorëve publik, rroga dhe kompensime të të punësuarve në shërbimin profesional publik të prokurorisë, mjete për furnizim të mallrave dhe shërbimeve, si dhe investime kapitale të Prokurorisë publike.

Deputetët duhet të deklarohen edhe rreth Proppzim vendimit për dërgimin e pjesëtarit të Armatës së Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje në operacionin paqësor të Kombeve të Bashkuara, UNIFIL në Liban, si dhe rreth Propozim të plotësuar të ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtje shëndetësore, në elxim të dytë, si dhe rreth Propozim ligjit për ndryshim të Ligjit për arsim të lartë, dhe Propozim ligjit për themelim të Ubniversitetit për mbrojtje nacionale, siguri dhe paqe “Damjan Gruev” në Shkup, që të dy në lexim të parë.
Në mesin e gjashtë pikave të kësaj mbledhjeje është edhe verifikimi i mandatit të Milka Hristovës për deputete në Kuvendin e RM-së, nga radhët e Koalicionit të kryesuar nga VMRO-DPMNE-së. Hristova vjen në vendin e Emil Dimitrievit, i cili u zgjodh kryetar i Qeverisë së RM-së për zbatimin e zgjedhjeve.

Pas përfundimit të mbledhjes së 90-të, deputetët duhet të vazhdojnë me punë rreth pikave të tjera të mbledhjes së 85-të në të cilën filloi debati për Propozim ligjin për plotësim të Ligjit për nëpunësit administrativ parashtruar nga opozita.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *