Home / Kryesoret / Largohen Useini, Berisha dhe Abdulla, huazohen Imeri dhe Korenica

Largohen Useini, Berisha dhe Abdulla, huazohen Imeri dhe Korenica

Mbrojtësit Sedat Berisha e Xhelil Abdulla dhe mesfushori Muhamed Useini kanë ndërperë para kohe kontratat me Shkëndijën dhe në gjysmësezonin pranveror nuk do të jenë pjesë e ekipit ‘kuqezi’. Ndërkohë si huazim 6 mujor jepen Demir Imeri (Renova) dhe Meriton Korenica (Metalurgu).

Një ditë pas rikthimit nga përgatitjet një javore në Ohër, drejtuesit e klubit kanë vendosur që të reduktojnë numrin e futbollistëve që do të jenë pjesë e ekipit të parë në gjysmësezonin pranveror. Me marrëveshje të dyanshmë është ndërprerë bashkëpunimi mesfushorin Muhamed Useini dhe mbrojtësit Sedat Berisha e Xhelil Abdulla. Të tre lojtarët kishin kontratë deri në verë, mirëpo në kërkim të hapsirave për të luajtur kanë vendosur që rastin e tyre ta kërkojnë jashta Shkëndijës.

Ndërkohë dy futbollistë të rinjë dhe me perspektivë Demir Imeri dhe Meriton Korenica 6 muajt e ardhshëm do të luajnë si huazim në ekipe tjera. Sulmuesi i krahut Imeri në gjysmësezonin pranveror do të luajë si futbollist i huazuar për Renovën, pasi në vjeshtë ishte pjesë e Horizont Turnovës. Ndërkohë mesfushori kosovar Meriton Korenica i është dhënë në formë huazimi ekipit të Metalurgut nga Shkupi, ku besohet që të ketë më shumë hapsirë për të luajtur.

Gjithashtu lexo

Policia me apel ndaj lokaleve të natës – (VIDEO)

Muajt e verës janë karakteristike kur në  shumë lokale hotelerike frekuentohen gjatë orëve të natës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *