Home / Lajme / Maqedoni / Lazim Destani: “8 vite pas pavarësisë – Kosova mes izolimit dhe integrimit europjan”

Lazim Destani: “8 vite pas pavarësisë – Kosova mes izolimit dhe integrimit europjan”

Miq të nderuar, kam kënaqësinë të ndaj me ju lajmin mbi pjesëmarrjen time në debatin me temë “8 vite pas pavarësisë – Kosova mes izolimit dhe integrimit europjan”. Ky takim tradicional për Kosovën u mbajt në Berlin nën organizimin e Institutit Aspen. Takimi u moderua nga drejtori ekzekutiv i Institutit Aspen në Berlin – Rudiger Lentz, ndërsa pjesëmarrës në debat ishin, ministri kosovar i Integrimeve Europjane – Bekim Çollaku, deputeti dhe drejtuesi i Komisionit për Çështje Europjane në Parlamentin Gjerman – Gynther Krichbaum, i dërguari special për Ballkanin jug-lindor, Turqinë dhe shtetet e EFTA-s – Dr. Ernst Reichel (ish ambasador në Kosovë). Në këtë takim gjithashtu ishin të parnishëm shumë figura eminente nga Gjermania e vende tjera europjane si dhe Ballkani.

Qëllimi i takimit ishte analiza e situatës në Kosovë dhe proceset e integrimeve në BE. Krahas diskutimeve për një sërë çështjesh, vëmendje e veçantë iu kushtua përpjekjeve të qeverisë së Kosovës për përmushjen e kritereve për liberalizimin e vizave për kosovarët. Debati lidhur me liberalizimin e vizave u zhvillua nga dy këndvështrime. Në njërën anë ishin komentet dhe pikpamjet e qeverisë së Kosovës për kriteret dhe përballjen me sfidat, ndërsa në anën tjetër, komentet e Bashkimit Europjan për gjendjen në Kosovë. Në këtë kontekst ministri Çollaku u shpreh, “Kosovës i bëhet padrejtësi sa i përket standardeve për liberalizimin e vizave, Kosova nuk po trajtohet njëjtë si vendet tjera të rajonit, janë vënë kritere politike që s’kanë të bëjnë me udhëtimin e lirë të qytetarëve, ne kërkojmë të trajtohemi njëjtë si vendet tjera të Ballkanit”.

Këtu u zhvilluan diskutime nga të pranishmit për gjetjen e mënyrave se si mund të ndihmohet Kosova për ta përshpejtuar procesin e liberalizimit të vizave dhe veçanërisht për tejkalimin e situatës së vështirë në të cilën ndodhet aktualisht Kosova. Me këtë rast, përfaqësuesit e parlamentit gjerman nxorën në pah gjendjen aktuale politike në Europë si dhe situatën e krijuar nga refugjatët që kanë vërshuar kontinentin dhe sidomos Gjermaninë. Kjo situatë thanë ata, e ka zbehur motivin e Bashkimit Europjan për përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave dhe trajtimin problemeve me të cilat përballet Kosova.

Nga ky takim, përfaqësuesit e Bashkimit Europjan përcollën porosinë që politika në Kosovë të jetë më e përmbajtur sa u takon premtimeve për eurointegrimet dhe çështjes së liberalizimit të vizave. Ata kërkuan që politika kosovare të fokusohet në përmbushjen e kritereve të përcaktuara nga Bashkimi Europjan, në ndërtimin e shtetit ligjor, në zbutjen e papunësisë, etj..

Me këtë rast, pas diskutimeve që patëm ndër vete me delegacionin kosovar, përfaqësuesve të parlamentit gjerman u kërkova që ata të bëjnë më shumë për Kosovën dhe tu kushtojnë më shumë vëmendje çështjeve që tash e sa kohë presin zgjidhje, sidomos liberalizimit të vizave, duke i mbajtur ato në krye të agjendave të Bashkimit Europjan.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *