Home / Kryesoret / Lëvizja BESA, reagon për zgjedhjen e sekretarit të përgjithshëm të KSHZ-së

Lëvizja BESA, reagon për zgjedhjen e sekretarit të përgjithshëm të KSHZ-së

Lëvizja BESA shpresonte se së paku tash në përzgjedhjen e kuadrove në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve – një organ kaq i rëndësishëm për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike – se kësaj radhe do të zgjidheshin profesionistë jopartiakë. Madje, ishte vetë partia shqiptare në pushtet që para opinionit të gjerë shqiptarë premtoi se përfundimisht postin e sekretarit shtetëror në KSHZ do të bartte një shqiptar. Por, kjo përfundoi vetëm me një gënjeshtër të madhe – ata vetëm e mbështetën fuqimisht kandidatin maqedonas të VMRO-DPMNE-së dhe  kështu edhe një herë, si shumë herë më parë tashmë, i mashtruan shqiptarët.

Duke dyshuar se çka nënkupton kjo parti me emrin shqiptar, Lëvizja BESA e dënon ashpër këtë papërgjegjshmëri të skajshme të saj dhe e lusim atë me shumë dashamirësi që mos të premtojë më asgjë, sepse zhgënjimet që ajo po ua shkakton shqiptarëve me këto premtime që i tradhton, ia kanë humbur kuptimin edhe premtimit dhe fjalës së dhënë.

Pas kësaj vetëm na konfirmohet bindja se edhe zgjedhjet që vijojnë mund të jenë një reprizë e zgjedhjeve të kaluara, me manipulime e keqpërdorime të vullnetit të lirë të qytetarëve. Shpresa e vetme që mos të ndodhë ky skenar është ndërhyrja e institucioneve ndërkombëtare, si OSBE-ODIHR, që mund të ndihmojnë në parandalimin e këtyre veprimeve antidemokratike.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *