Home / Kryesoret / Likova shqiptare, rajoni më i varfër në Maqedoni

Likova shqiptare, rajoni më i varfër në Maqedoni

Megjithëse u nënshkrua memorandumi për zhvillim të barabartë ekonomik, zonat më pak të zhvilluara, sipas autoriteteve qeveritare, akoma mbeten ato në verilindje të vendit. Në këtë kuadër, bën pjesë komuna e Likovës. Marrëveshja e nënshkruar me Agensinë gjermane pritet të ndihmojë përmes projekteve, zhvillimin e barabartë ekonomik të tetë rajoneve planore të Maqedonisë.

Zëvendës-kryeministri për çështje ekonomike, Vlladimir Peshevski, kërkon nga komunat më pak të zhvilluara të jenë më aktive në aplikimin për projekte me qëllim të arritjes tek përfitimi i mjeteve financiare.

“Komuna e Likovës graviton në rajonin Veri-lindor dhe si gjithë komunat tjera kanë të drejtën të marrin pjesë, me projektet e tyre; kanë të drejtë të marrin pjesë në këtë program. Mirëpo, ato duhet të jenë më aktive sa i përket aplikimit dhe ne do t’i ndihmojmë, ashtu siç kemi bashkëpunuar në projektet e mëparshme”, tha Vlladimir Peshevski, Zëvendës-kryeministër i R.M.

Hamsi Behluli, përgjegjës i këtij programi për rajonet e planore të Pollogut, Shkupit dhe atë Veri-lindor, vlerëson se nuk paraqet ndonjë pengesë aplikimi, edhepse Likova ende mban statusin e rajonit në krizë nga konflikti i 2001-ës.

“Absolutisht, jo! Ne kemi bashkëpunim të ngushtë me kryetarin e Komunës së Likovës, i cili është edhe anëtar i këshillit rajonal Veri-lindor. Siç tha edhe Zëvendës-kryeministri, duhet një angazhim më i madh nga të gjithë sub-rajonet, por edhe ai i Likovës, kanë të njejtën qasje. Si të gjithë që kanë mundësinë të përfitojnë nga projektet tona”, tha Hamsi Behluli, Këshilltar në GIZ.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *