Home / Kryesoret / Linjë e re ajrore Shkup – Pragë

Linjë e re ajrore Shkup – Pragë

Tani e tutje, qytetarët e Maqedonisë do të kenë mundësi të fluturojnë drejtpërdrej në relacionin Shkup – Pragë.

Linja e re ajrore që lidh dy vendet është pjesë e projektit të aviokompanisë ‘Czech Airlines’ dhe e njëjta promovohet sot. Fluturimet e para pritet të nisin në muajin maj të këtij viti, edhe atë tre herë në javë.

Çmimi i biletës për një drejtim është 85 Euro, ndërkaq dy drejtimëshe është 159 Euro, përfshirë taxi që mundëson shëtitje të metropoloës së Çekisë.

Nënshkrues të kësaj marrëveshje janë drejtori i TAV Maqedonia, Zoran Krstoevski, ministri për transport dhe lidhje, Vllado Misajlovski dhe drejtori i kompanisë ‘Czech Airlines’, Ján Tóth.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *