Home / Kryesoret / Linjë interkonjeksioni me Shqipërinë, Maqedonia çel tenderin

Linjë interkonjeksioni me Shqipërinë, Maqedonia çel tenderin

Kompania maqedonase e transmetimit të energjisë elektrike MEPSO ka bërë të ditur se është hapur një tender për deri në 49 milionë euro për ndërtimin e seksionit të Maqedonisë të linjës së interkonjeksionit 400 kV ndërkufitar, të planifikuar të lidhet me vendin tonë.

Lajmi është bërë i ditur nga BERZH, i cili do të realizojë financimin përmes një kredie të këtij projekti, si dhe përmes një grant të dhënë nga Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor dhe Luksemburgut.

Ky projekt është pjesë e iniciativës së Komisionit Evropian për të krijuar një korridor Lindje-Perëndim të transmetimit të energjisë elektrike midis Bullgarisë, Maqedonisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Italisë, duke përfshirë kabllo nëndetëse nga Mali i Zi në Itali, një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një tregu rajonal të energjisë elektrike.

Tenderimi për kontrata konsulence pritet të fillojë në tremujorin e parë të vitit 2016.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *