Home / Lajme / Kronika e zezë / Lirohet Ardit Ame, i dyshuari fillestar për vrasjen e Leart Ademit

Lirohet Ardit Ame, i dyshuari fillestar për vrasjen e Leart Ademit

Ardit Ame nuk është vrasësi i 19-vjeçarit Leart Ademi, i cili u vra me goditje me thikë të dielën e kaluar në afërsi të restorantit Biznis. Në orët në vazhdim pritet lirimi i Arditit nga burgu i Shutkës. E gjithë kjo situatë është qartësuar pasi që në polici, sipas informacioneve të SHENJËS, janë dorëzuar dy të rinj  të cilët kanë pranuar se kanë kryer sulmin. Këtë informacion e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e SPB Shkup, Liza Bendevska e cila tha se “në polici janë ftuar dy persona dhe se për momentin po zhvillohet bisedë informative me ta”.

Arditi gjatë tërë kohës që është marrë në pyetje ka mohuar se është përfshirë në incidentin e përgjakshëm. Personi i dytë që ka qenë në shoqërimin e Leart Ademit, 16-vjeçari Edis Fakiq, i cili ka qenë i lënduar, ka ngatërruar Arditin me të dyshuarin kryesorë për vrasjen e Leartit.

Kujtojmë se Leart Ademi është goditur me thikë në zemër, ndërsa goditjen kanë qenë fatale për jetën e tij.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *