Home / Kryesoret / Lista e pa pastruar zgjedhore siguron fitoren e partive në pushtet

Lista e pa pastruar zgjedhore siguron fitoren e partive në pushtet

Pastrimi i listave zgjedhore është i mundur, por këtë nuk e duan partitë politike në pushtet. Analistët thonë se pastrimi i listave për pushtetin do të thotë heqje dorë nga fitorja e lehtë e zgjedhjeve.

Analisti Alajdin Demiri thotë se lista zgjedhore fshehë shumë gjëra të panjohura në raport me  funksionimin e zgjedhjeve demokratike në Maqedonisë.

Sipas tij në këtë drejtim janë bërë shumë manipulime.

“LSDM-ja në kohë e saj, PDSH, VMRO-DPMNE dhe BDI, të gjitha bartin faj dhe përgjegjësi për numrin fiktiv të votuesve në listat zgjedhore. Nëse eventualisht bëhet pastrimi I listës, atëherë do të hapet një dilemë: Sa votues real kemi dhe sa popullsi kemi në Maqedoni. Çështja tjetër është se kjo listë zgjedhore, ashtu siç është mundëson fitore të lehtë të secilit subjekt që është pjesë e pushtetit. Dje ishte LSDM-ja sot është VMRO dhe nga kjo fitore e lehtë ato nuk heqin dorë”, është shprehur Demiri.

Sa kohë dhe resurse janë të nevojshme për pastrimin e listët janë dilemat kryesore që po mundojnë opinionin. Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski javën e kaluar deklaroi se pastrimi themeltar i listët nuk është i mundur deri më 24 prill. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *