Home / Kryesoret / LR-PDSH: Ndërkombëtarët të marrin në duar të veta situatën politike në Maqedoni

LR-PDSH: Ndërkombëtarët të marrin në duar të veta situatën politike në Maqedoni

Lëvizja për reforma PDSH në vazhdimësi ka paralajmëruar që Marrëveshja e Përzhinos nuk respektohet ashtu siç ishte paraparë dhe shkeljet e një pas njëshme të afateve kohore do të pamundësojnë implementimin efektiv të saj.
Dështimi i bisedimeve të djeshme me ndërmjetësimin e Komisionerit Hahn, është edhe një dëshmi që në Maqedoni liderët me afat të skaduar politik, po përjetojnë ditët e fundit të jetës politike. Ata nuk janë të interesuar për të ardhmen e vendit dhe për të punuar në të mirë të qytetarëve, prandaj legjitimitetin e marrë nga zgjedhësit e përdorin për interesa private dhe jopolitike.
Ata të cilët kanë ngritur kurthe për të vështirësuar apo ngadalësuar këtë proces, nuk duhet të ju jepet e drejtë e negociimit të mëtejshëm sepse tek ata nuk egziston vullneti për gjetjen e kompromisit. Lëvizja për reforma PDSH konsideron se fatet e dy milion banorëve që jetojnë në këtë vend janë më të rëndësishëm se fati i katër liderëve politik që ngulfasin atë, prandaj, apelojmë faktorin politik ndërkombëtar në këto momente të vështira për vendin, të merr në duar të veta situatën.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *