Home / Kryesoret / LSDM: Nikolla Gruevski nuk dëshiron listë të pastruar dhe media të lira

LSDM: Nikolla Gruevski nuk dëshiron listë të pastruar dhe media të lira

Vendimi i komitetit ekzekutiv i VMOR-DPMNE-së edhe njëherë vërteton se Nikolla Gruevski frikesohet dhe ikë nga zgjedhje të lira fer dhe demokratike, reagon LSDM. Gruevski nuk don listë të pastruar zgjedhore për të pasur mundësi të manipuloj me votues fiktiv. Nikolla Gruevski nuk dëshiron media të lira, për arsye se i nevojitet errësira mediatike që ka krijuar për të fshehur kriminalitetin familjar në 10 vitet e kaluara. Qytetarët e Republikës së Maqedonisë , përveç familjes së Nikolla Gruevskit, nuk kanë interes për mbajtjen e zgjedhjeve paraprakisht pa pastaur në kohë listën zgjedhore, dhe pa rregulluar në kohë media të lira. Listën e pa pastruar zgjedhore dhe errësirën mediatike, familja dëshiron që ta shfrytëzoj për të shpëtuar lëkurën e vet. Prandaj Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE-ja nuk ia kanë përmbushur obligimet kyçe të marrëveshjes së Përzhinës. Për LSDM-në nuk janë të pranueshme zgjedhje pa media të lira, dhe pa listë të pastruar zgjedhore, dhe në zgjedhje të tilla nuk do të marrë pjesë, thuhet në reagimin e LSDMS-së. LSDM porositi se do të vazhdojë që të luftojë për krijimin e kushteve fer dhe demokratike për organizimin e zgjedhjeve me të gjitha mjetet demokratike të cilat i kemi në dispozicion. Do të vazhdojmë që të luftojmë për një Maqedoni të lirë dhe demokratike së bashku me qytetarët e Maqedonisë. Maqedonia kërkon ndryshime dhe ndryshimet do të ndodhin në zgjedhje të lira, fer dhe demokratike, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *