Home / Kryesoret / LSDM: VMRO dhe BDI bllokojnë punën e Janevës

LSDM: VMRO dhe BDI bllokojnë punën e Janevës

LSDM-ja opozitare ka kritikuar ashpër ndryshimet e Ligjit për shërbimin e Prokurorisë publike, duke e vlerësuar si tentim të partnerëve të koalicionit qeveritarë VMRO-DPMNE dhe BDI për të bllokuar punën e Prokurores Speciale, Katica Janeva.

“Qytetarë të nderuar kjo sot është edhe një tentim i VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së që ti bëj dëm politik shtetit duke gjetur mënyrën se si ta vështirësoj edhe më shumë punën e Prokurores speciale publike. Kjo është katastrof, këtë që po e bëni është bllokim i pastër i punës së Prokurores Speciale dhe këtë ligj duhet të gjeni mënyrë ose ta anuloni ose tërhiqni në përpunim”, tha Goran Sugarevski, LSDM.

Ministri i drejtësisë Adnan Jashari hodhi poshtë pretendimet e opozitës duke theksuar se ndryshimet e ligjit janë në shërbim të Prokurores Speciale.

“Nuk kanë qëllime për të penguar punën e Prokurores Speciale. Publikisht do të them si ministër i drejtësisë dhe si Ministri e Drejtësisë gjithnjë jam në shërbim të Prokurores Speciale dhe gjitha obligimet që burojnë nga Ligji për Prokurori speciale, ministria e drejtësisë në pirpikmëri plotësisht i ka realizuar dhe po i realizon”, deklaroi Adnan Jashari, ministër i drejtësisë.
Ndërkohë nga VMRO-DPMNE-ja në akuzat e opozitës shohin alibi për ikje nga përballja me zgjedhjet.

“Edhe vet e dini se të gjitha këto të qara në foltore janë në drejtim të gjetjes të një shkaku më tepër për ikje nga zgjedhjet, se nuk jeni të gatshëm për zgjedhje. Nuk ka këtu vendime katastrofale këtu zoti Sugarevski, 75 për qind e qytetarëve e mbështesin vendimin që të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare”, tha Ilija Dimovski, VMRO-DPMNE.

Edhe përkundër debatit dhe argumenteve pro dhe kundër, shumica parlamentare votoi ndryshimet e ligjit për shërbimin e Prokurorisë publike me 53 vota pro dhe 15 kundër.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *