Home / Kryesoret / Luis Enrique, trajneri më i mirë në botë për vitin 2015

Luis Enrique, trajneri më i mirë në botë për vitin 2015

Luis Enrique është trajneri më i mirë në botë për vitin 2015, thuhet në publikimin e Institutit Ndërkombëtar për Statistikat dhe Historinë e Futbollit (IFFHS), raporton Anadolu Agency.

Trajneri i Barcelonës me të cilën fitoi Ligën e Kampionëve, kampionatin vendor, Kupën e Mbretit, Super kupën e UEFA-s, dhe kampionatin botërorë për klube, ka fituar këtë garë me 165 pikë. Vendi i dytë i ka takuar Pep Guardiolës nga Bayerni i Mynihut me 86 pikë, ndërsa vendi i tretë, trajnerit italian të Juventusit, Massililiano Allegri i cili kishte marrë 43 pikë.

Në mesin e dhjetë trajnerëve më të mirë për vitin 2015 janë zgjedhur edhe:  Unai Emery (Sevilla/39 pikë), Marcello Gallardo (River Plate/ 33), Carlo Ancelotti (Real Madrid/19), Diego Simeone (Atletico Madrid/12). Dieter Hecking (Wolfsburg/6), Laurent Blanc (PSG/5) dhe Miron Maskevic (Dnipro/4).

Gjithashtu lexo

Aksidentohen dy autobusë dhe dy makina, 15 të lënduar në Strumicë

15 persona janë lënduar dje në një aksident rrugor në rrugën lokale në fshatin Bansko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *