Home / Kryesoret / LVV dhe AAK: Policia po ndalon autobusët

LVV dhe AAK: Policia po ndalon autobusët

Lëvizja Vetëvendosje njofton se autobusët që janë nisur nga komunat e Kosovës janë ndaluar nga Policia.

Sipas VV-së deri më tani janë ndaluar autobusët që po vinin nga Kamenica dhe pothuajse gjysma e protestuesve janë detyruar të dalin jashtë dhe të mos udhëtojnë me autobusë.

Janë ndalur autobusët që po vinin nga Mitrovica dhe policia ka kontrolluar deri në detaje secilin protestues.

Janë ndalur autobusët që po vinin nga Gjilani dhe policia ka kontrolluar deri në detaje secilin protestues.

Janë ndalur autobusët që po vinin nga Gjakova dhe policia ka kontrolluar deri në detaje seilin protestues.

Në Shtime, Policia ka ushtruar presion ndaj vozitësve të autobusëve duke tentuar që t’i largojnë autobusët para se të vijnë protestuesit.

“Policia po e provokon situatën. Liria e protestës, e garantuar me të gjitha konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, po cenohet. Po ashtu liria e mediave dhe e fjalës së lirë po cenohet. Masiviteti popullor kundër ‘Zajednicës’ dhe demarkacionit nuk mund të ndalet me metoda policore. Protesta do të jetë madhështore dhe Qeveria do të tërhiqet”, thuhet në një njoftim të VV-së.

Edhe AAK-ja nëpërmjet një njoftimi ka reaguar në lidhje me atë se protestuesit që janë nisur me autobusë nga komunat e Kosovës po ndalohen nga Policia.

Gjithashtu lexo

Qytetarët çdo ditë e më shumë revoltohen me pamjen trishtuese të Tetovës{VIDEO}

Qytetarët çdo ditë e më shumë revoltohen me pamjen trishtuese të Tetovë ,ku dhe të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *