Home / Kryesoret / Maqedonasi do ta padis nëpunësen maqedonase sepse përbuzi shqipen

Maqedonasi do ta padis nëpunësen maqedonase sepse përbuzi shqipen

Aleksandar Goçev, maqedonas nga Shkupi ka paralajmëruar ngritje të padisë ndaj një nëpunëse maqedonase të punësuar në Ndërmarrjen Publike të Transportit në Shkup, për shkak të sjelljes së saj të pahijshme ndaj një studenti shqiptar.

Goçev ka qenë dëshmitar i përbuzjes së gjuhës shqipe në njërin prej sporteleve të kësaj ndërmarrje, ku nëpunësja maqedonase nuk e ka pranuar vërtetimin në gjuhën shqipe të një studenti në Universitetin e Evropës Juglindore, me të cilin vërtetim ai ka dashur të aplikojë për kartë mujore për transport me autobusët urban, shkruan Lajm.

Nëpunësja jo vetëm që nuk e ka pranuar vërtetimin, po edhe me fjalë nënçmuese i është drejtuar studentit shqiptar, duke i thënë se shqiptarët duhet njëherë e përgjithmonë të mësojnë se në Maqedoni gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase. Studenti e ka marrë vërtetimin dhe është larguar nga sporteli pa kryer punë. Kjo sjellje e ka tronditur të riun maqedonas, Aleksandar Goçev, i cili rastin e ka shpërndarë në rrjetet sociale, ku ka marrë përkrahje të madhe edhe nga shqiptarët edhe nga maqedonasit.

Goçev ka paralajmëruar padi ndaj nëpunëses në fjalë për shkak të shkeljes së neneve ligjore dhe kushtetuese, që gjuhën shqipe e përkufizojnë si gjuhë të dytë zyrtare në Maqedoni.

Ndërmarrja Publike për Transport është ndërmarrje nën kompetenca të qytetit të Shkupit, që qeveriset nga partitë nacionaliste maqedonase VMRO-DPMNE e Nikolla Gruevskit dhe BDI e Ali Ahmetit. Gjatë qeverisjes së këtyre dy partive, përveç diskriminimit të gjuhës shqipe kanë ndodhur edhe shumë raste ku ka pasur viktima shqiptar dhe ku shqiptarët kanë marrë dënime të përjetshme.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *