Home / Kryesoret / Maqedoni, 90 përqind e autoshkollave bojkotojnë punën
SHKUP (AA) – 90 përqind e kompanive të autoshkollave të Maqedonisë tashmë prej tre javësh bojkotojnë punën si shenjë revolte kundër Ligjit të ri për autoshkollat, i cili parashikon vendosjen e kamerave në vetura gjatë trajnimit të kandidatëve, - (foto: Jonçe Apostollovski, kryetari i Shoqatës së Autoshkollave dhe Instruktorëve) ( Vedat Abdul - Anadolu Ajansı )

Maqedoni, 90 përqind e autoshkollave bojkotojnë punën

90 përqind e kompanive të autoshkollave të Maqedonisë tashmë prej tre javësh bojkotojnë punën si shenjë revolte kundër Ligjit të ri për autoshkollat, i cili parashikon vendosjen e kamerave në vetura gjatë trajnimit të kandidatëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Përfaqësues të autoshkollave këto tre javë kanë organizuar disa protesta para godinës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, duke bllokuar rrugën me automjetet e tyre, ndërkohë paralajmërojnë se do të bllokojnë edhe rrugë tjera të qytetit të Shkupit nëse nuk ndërmerren masa nga organet kompetente.

Përfaqësues të autoshkollave dhe instruktorëve të Maqedonisë ditën e sotme realizuan takim me përfaqësuesit e Bashkimit Europian, ku prezantuan parashikimet dhe faktet e tyre në lidhje me situatën në të cilën ndodhen me miratimin e Ligjit të ri të autoshkollave.

Pas takimit, kryetari i Shoqatës së Autoshkollave dhe Instruktorëve, Jonçe Apostollovski, tha se duke filluar nga 8 janari deri më sot 90 përqind e kompanive të autoshkollave bojkotojnë trajnimin e kandidatëve, ndërsa shtoi se pas gjithë këtyre ditëve bojkot ende nuk janë pranuar nga organet kompetente për të diskutuar këtë mosmarrëveshje.

“Neni i Ligjit me të cilin ne kemi hasur probleme, faktikisht nuk zbatohet në asnjë vend të Europës, por as edhe në vendet që janë kandidatë për anëtarësim në Bashkimin Europian. Jemi të parit që zbatojmë një trajnim të tillë për aplikantët me aktivizimin e kamerës. Ne do të vazhdojmë me protestat, sepse nuk mund të punojmë në këtë mënyrë”, tha Apostollovski.

Pronar i autoshkollës “Gold D” dhe përfaqësues i Shoqatës së autoshkollave, Xhemil Arifi, paralajmëroi se do të vazhdojnë me bllokimin e rrugës para godinës së Qeverisë, ndërsa për javën e ardhshme ai tha se do të bllokojnë dy kryqëzimet kryesore të qytetit.

“Kemi njoftuar organet kompetente, Ministrinë e Punëve të Brendshme, se do t’i bllokojmë dy udhëkryqet kryesore të Shkupit. Sot ishim në zyrat e BE-së dhe jemi të kënaqur që është institucion i parë që na ka pranuar, për arsye se deri më tani nuk kishim mundësi të bisedojmë për problemet që na prekin të gjithëve me asnjë institucion shtetëror”, tha Arifi.

Arifi shtoi se incizimi i kandidatëve gjatë trajnimit cenon privatësinë e qytetarëve dhe njëkohësisht paraqet shpenzim të madh për kompanitë e tyre.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *