Home / Kryesoret / Maqedoni, çdo i dyti polic padit?

Maqedoni, çdo i dyti polic padit?

Në Maqedoni, mijëra përfaqësues të policisë e padisin shtetin për shkak të mospagimit të mëditjeve. Mijëra emigrant çdo ditë kalojnë nëpër Maqedoni, kryesisht nga Siria drejt vendeve të Evropës, ku në sytë e tyre gjenden vendet e premtuara, njofton BIRN.

Personat e parë që i shohin emigrantët, janë policët, të cilët qëndrojnë nëpër vendkalimet kufitare. Ashtu siç rritet numri i emigrantëve, ashtu rritet edhe numri i policëve.

Për këtë policët, ndonjëherë janë të obliguar që të punojnë edhe jashtë orarit të punës, megjithatë në shumë raste këto orë të punuara nuk ju paguhen.

Çdo i dyti polic padit?

Sindikati i Policëve të Maqedonisë sqaron se numri i rasteve gjyqësore që çdo ditë është në rritje është tronditës.

Nga sindikatat vlerësojnë se rreth 8.000 policë (edhe pse askush nuk e ka një numër të saktë) deri më tani e kanë paditur shtetit për shkak të mospagimit të mëditjeve. Numri i përgjithshëm i policëve në Maqedoni nuk është i ditur sepse është sekret shtetëror. Megjithatë, vlerësimi i sindikatave është se thuajse çdo i dyti polic e ka paditur shtetin, numër që nuk është i parë në asnjë vend tjetër të Evropës ose në asnjë sektor publik të shteteve të BE-së.

Proceset gjyqësore kanë filluar prej përpara shtatë viteve, prej kur janë sjellë ndryshime në llogaritë e pagave në të dy vendet. Atëherë shumë policë e kanë pasur të qartë se nuk u janë paguar një numër i madh i orëve të punuara jashtë orarit të punës.

Organet hetuese të Maqedonisë nuk e pranojnë se ka pasur kësi problemi. Policët e pakënaqur thonë se shteti po hesht ndaj këtij problemi, ndërkaq zemërimi i policëve vazhdimisht rritet, dhe kjo është rezultat i rritjes së numrit të padive.

Në Maqedoni i ftojnë paditë

Dokumentet që BIRN i ka rishikuar, në 90% e përfaqësuesve të policisë në Maqedoni që e kanë paditur shtetin i kanë fituar rastet gjyqësore, por ajo nuk do të thotë që çdoherë i ftojnë dhe paratë. Shumë njerëz patjetër është dashur që të angazhojnë përmbarues për t’i fituar paratë nga llogaria bankare e Ministrisë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *