Home / Kryesoret / Maqedoni, gjatë kontrollit policor zbulohen 17 migrantë ilegal

Maqedoni, gjatë kontrollit policor zbulohen 17 migrantë ilegal

Policia gjatë kontrollit të automjeteve në dy raste të ndara në afërsi të Negotinës te fshati Smokvicë, ka regjistruar gjithsej 17 migrantë të cilët më pas janë dorëzuar në qendrën e pranimit për të huaj në Shkup, shkruan Anadolu Agency (AA).

Siç njoftojnë nga policia më datën 30.01.2016 rreth orës 20:35 në aksin rrugorë Gjevgjeli-Shkup gjatë tentativës për të ndaluar një automjet të tipit “Matiz” me targa të Velesit shoferi nuk kishte respektuar shenjën policore për ndalim dhe ka vazhduar udhëtimin.

Automjeti policor thuhet më tej, i është vënë në ndjekje dhe ka arritur ta ndalojë, ku ka konstatuar se përveç shoferit me inicialet M.GJ në automjet ka pasur edhe pesë migrantë të cilët janë shoqëruar në qendrën për pranim të migrantëve në Shkup.

Në rastin tjetër, më konkretisht më 30.01.2016 rreth orës 07:50 në afërsi të fshatit Smokvicë, policia ka vërejtur një automjet të tipit “Reno” me targa të Shkupit në të cilën kanë hyrë më shumë persona migrantë. Edhe në këtë rast shoferi nuk ka respektuar urdhrin e policisë për tu ndalur dhe pas 300 metrave ka ndalur automjetin.

Polica njofton se ka arritur të ndalojë grupin prej 12 migrantëve, shtetas të Algjerisë, të cilët poashtu janë shoqëruar në qendrën për pranim të të huajve në Shkup. Policia po punon në zbardhje e plotë të të dyja rasteve.

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *