Home / Kryesoret / Maqedoni, Gruevski nuk tërhiqet pa marrë garanci për mosshtyrjen e zgjedhjeve

Maqedoni, Gruevski nuk tërhiqet pa marrë garanci për mosshtyrjen e zgjedhjeve

Partia e kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski, VMRO-DPMNE dhe partia më e madhe opozitare, LSDM-ja janë duke e pritur të gatshme eurokomisionarin për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore, Johannes Hahn, me argumente dhe kundërargumente të ndërsjella, për të dëshmuar se cila nga ato është më fajtore për ngecjen e realizimit të Marrëveshjes së Përzhinos.

Ndërkohë, në opinion flitet se kryeministri Nikolla Gruevski nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga pozita e tij, pa marrë garanci të forta nga komisionari Hahn se nuk do të shtyhen zgjedhjet, njësoj siç flitet edhe për mundësinë e  shtyrjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të parashikuara për 24 prill të këtij viti.

Arsyeja kryesore për shtyrjen eventuale të zgjedhjeve do ishte vonesa e arritjes së marrëveshjes ndërpartiake për çështjet e mbetura që dalin nga Marrëveshja e  Përzhinos, siç janë reformat në media, funksionimi i Avokatit të Popullit, Komisioni i Antikorrupsionit si dhe pastrimi i listave zgjedhore.

Ende nuk dihet as emri i kryeministrit të ardhshëm të Maqedonisë dhe siç thonë burime partiake nga radhët e VMRO-DPMNE-së, kjo parti ende nuk ka diskutuar për pasardhësin e mundshëm të Gruevskit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *