Home / Kryesoret / Maqedoni: Incidente të ndryshme e karakterizuan natën e ndërrimit të motmoteve

Maqedoni: Incidente të ndryshme e karakterizuan natën e ndërrimit të motmoteve

Dy viktima që në nisje të vitit 2016, një në Ohër, tjetri në Shtip. Një 26 vjeçar nga Ohri rreth orës 2:30 është gjetur i vdekur në një rrugë të qytetit. Me automjet të ndihmës së shpejtë është dërguar në spital, por ka vdekur në repartin kirurgjik. Shkaku i vdekjes deri tani është i panjohur, edhe pse në bazë të hetimeve të para dyshohet se bëhet fjalë për vrasje. Në vendin ku është gjetur, ka kryer inspektim polica dhe prokurori publik, ndërsa trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi. Personi i dytë i vdekur është një 38 vjeçar nga Shtipi në një aksident që ndodhi 20 minuta pas ardhjes së vitit 2016. Aksidentin e shkaktoi një bashkëqytetar i tij 22 vjeçar, te i cili janë gjetur 1.45 promil alkool. Në Shkup, disa në vend që ta festojnë Vitin e Ri përfunduan në spital, kush nga dehja, kush nga duhani dhe disa kanë pësuar thyerje dhe lëndime në rrahje dhe aksidente trafiku.

“Gjatë natës janë kontrolluar 30 persona në gjendje të dehur, prej të cilëve 60 për qind ishin meshkuj dhe 40 për qind femra. Më parë kishte më shumë femra. Të mitur nën moshën 18 vjeçe ishin vetëm gjashtë persona, nga të cilët më e vogla ishte 14 vjeçe,” u shpreh Nestor Popovski, u.d drejtor i Departamentit të Toksikologjisë.

“Gjatë ditës së djeshme janë ekzaminuar 97 pacientë prej të cilëve në orët e pasdites dhe në mbrëmje janë ekzaminuar 43. Gjashtë prej tyre janë aksidente, 6 rrahje dhe të tjerat janë lëndime gjatë rënies në terren të rrëshqitshëm apo në shtëpi,” deklaroi Jasmina Çabukovska- drejtoreshë e Klinikës për sëmundje kirurgjike.

“Në prag të Vitit të Ri gjithsej kemi pasur 62 ndërhyrje , nga të cilat 8 për shkak të helmimit nga alkooli. Në orët e hershme të mëngjesit ka pasur aksident me një të lënduar,” u shpreh Tatjana Baevska Vuçkoviq, Drejtoreshë e Qendrës Shëndetësore Shkup.

“U pranuan 63 pacientë, nga të cilët 12 të lënduar në aksidente trafiku, dhe 6 në dhunë apo rrahje,” deklaroi Kristian Kostov, nga Qendra kirurgjike Emergjente.

Në kryeqytet ka pasur festime të organizuara në katër vende – Sheshi Maqedonia, “Skuer Jadran”, “Metropolis Arena” dhe salla sportive “Rabotniçki” në parkun e qytetit, ku kanë festuar rreth 9,800 njerëz. Policia në Shkup nuk ka pasur ndërhyrje përveç të një ndalimi të një personi i cili e kishte tepruar me alkool.

Gjithashtu lexo

Policia me apel ndaj lokaleve të natës – (VIDEO)

Muajt e verës janë karakteristike kur në  shumë lokale hotelerike frekuentohen gjatë orëve të natës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *