Home / Kryesoret / Maqedoni, OJQ-të kërkojnë “reforma të vërteta për zgjedhje të drejta
SHKUP (AA) - Shtatëdhjetë e pesë organizata joqeveritare (OJQ) me anë të një letre të dërguar në adresë të kryetarit të Komisionit Evropian, Zhan-Kllod Junker, përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Frederika Mogerini, Komesarit të Lartë Evropian, Johanes Han, si dhe organizartave tjera relevante, përfshirë ambasadat perëndimore në Maqedoni, kërkojnë zbatimin e reformave të vërteta për zgjedhje të drejta dhe të lira. ( Ilin Nikolovski - Anadolu Ajansı )

Maqedoni, OJQ-të kërkojnë “reforma të vërteta për zgjedhje të drejta

– Shtatëdhjetë e pesë organizata joqeveritare (OJQ) me anë të një letre të dërguar në adresë të kryetarit të Komisionit Evropian, Zhan-Kllod Junker, përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Frederika Mogerini, Komesarit të Lartë Evropian, Johanes Han, si dhe organizartave tjera relevante, përfshirë ambasadat perëndimore në Maqedoni, kërkojnë zbatimin e reformave të vërteta për zgjedhje të drejta dhe të lira, raporton Anadolu Agency (AA).

Përfaqësuesja e kësaj platforme, Biljana Bejkova, tha se kanë kaluar më shumë se shtatë muaj nga koha kur Komisioni Evropian ka miratuar Prioritetet Urgjente për Reforma dhe rekomandimet eksperte nga “Raporti i Pribe”.

“Për fat të keq, gjatë këtyre shtatë muajve nuk kemi qenë dëshmitarë të reformave të vërteta që kanë dashur të sjellin tejkalimin e krizës politike në Republikën e Maqedonisë. Në vend të respektimit të vlerave themelore të BE-së, ende jemi dëshmitarë të proceseve jo-demokratike, mosrespektimit të të drejtave të njeriut dhe shkelje të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë” tha ajo duke lexuar letrën të cilën e dorëzuan në selinë e Bashkimit Evropian në Shkup.

Në letrën e OJQ-ve thuhet se nuk janë ndërmarrë hapa konkrete për depolitizim të gjyqësorit, nuk ka sinjale të qarta që mbikëqyrja gjyqësore dhe parlamentare mbi DSK-në funksionon, nuk ka masa konkrete për de-partizim të administratës publike dhe se nuk janë ndërmarrë masa për ndarjen e aktiviteteve partiake nga ato shtetërore.

Përfaqësuesja e dytë e OJQ-ve, Irena Stevkovska, në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë tha se kërkon nga faktori ndërkombëtar që mënyrë të drejtë të mbahet për vlerat themelore mbi të cilat është bazuar edhe BE-ja, që janë baza e rekomandimeve nga Raporti i Pribe-s, që nënkupton reforma të vërteta për zgjedhje të drejta.

“Insistimi vetëm për datën e zgjedhjeve, pa mos qenë paraprakisht të zbatuar reformat për zgjedhje të drejta dhe të lira, mund të sjell vetëm në thellimin e krizës politike në Republikën e Maqedonisë. Kërkojmë që në mënyrë të qartë të dënoni marrjen e njëanshme dhe kundër kushtetuese të vendimit për zgjedhje më 24 prill 2016 nga ana e Kuvendit të RM-së, në mungesën e pjesës më të madhe të opozitës” tha Stevkovska duke lexuar thekse nga letra e dërguar në adresë të faktorit ndërkombëtar.

Aktivistët e organizatave qytetare thanë se presin që Bashkimi Evropian edhe më tutje të jetë aleati dhe partneri i tyre në luftën për demokratizimin e Maqedonisë.

‘Në të kundërtën, me keqardhje do të duhet të konstatojmë që KE-ja bëhet pjesëmarrëse në shkeljen e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të së drejtës në Republikën e Maqedonisë”, thanë OJQ-të.

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *