Home / Kryesoret / Maqedoni, prezantohet projekti mbi mbrojtjen e pronësisë intelektuale
Në Qendrën Informative të Bashkimit Evropian (BE) u prezantua fillimi i zbatimit të tuining projektit “Forcimi i zbatimit të të drejtave të pronësisë intelektuale”, projekt që zbatohet nga zyra daneze për patenta dhe marka tregtare, me qëllim forcimin e kapaciteteve të institucioneve shtetërore në ofrimin e shërbimeve adekuate, në përputhje me rekomandimet e BE-së. Foto: Ambasadori i BE-së në Maqedoni, Aivo Orav (C), Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë, Bekim Neziri (2nd R). ( Ilin Nikolovski - Anadolu Ajansı )

Maqedoni, prezantohet projekti mbi mbrojtjen e pronësisë intelektuale

Në Qendrën Informative të Bashkimit Evropian (BE) u prezantua fillimi i zbatimit të tuining projektit “Forcimi i zbatimit të të drejtave të pronësisë intelektuale”, projekt që zbatohet nga zyra daneze për patenta dhe marka tregtare, me qëllim forcimin e kapaciteteve të institucioneve shtetërore në ofrimin e shërbimeve adekuate, në përputhje me rekomandimet e BE-së, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë, Bekim Neziri, i cili mori pjesë në prezantimin e fillimit të projektit, tha se këto lloje të projekteve janë të dobishme për forcimin e kapaciteteve të institucioneve publike të vendit në ofrimin e shërbimeve të duhura, në përputhje me vendet e BE-së.

Neziri theksoi se mbrojtja e pronësisë intelektuale është vendimtare për qasje të barabartë në treg, ndërsa më tej shtoi se edhe pse tradicionalisht në shënjestër janë mallrat luksoze të modës, muzikës dhe filmit, sot falsifikimi dhe pirateria janë përfaqësuar tek shumica e mallrave të konsumit të gjerë, por edhe në pajisjet teknike dhe elektronike.

“Pirateria dhe produktet e falsifikuara janë shumë të përhapura në botë dhe përfaqësojnë një kërcënim global për ekonominë botërore në përgjithësi. Falsifikimi dhe pirateria kanë një ndikim jashtëzakonisht të dëmshëm për bizneset dhe mund të bëhet edhe më problematike, për shkak të krizës së fundit ekonmomike dhe rritjes së shtuar të produkteve false”, deklaroi ministri Neziri.

Ai shtoi se Maqedonia është një vend relativisht i ri, që ka arritur rezultate të rëndësishme në përpjekjet e saj për të parandaluar dhe zvogëluar efektet e këtij fenomeni, por për të pasur sukses, siç tha ai, nevojitet mbështetje dhe ekspertizë e mëtejshme.

Nga ana tjetër, ambasadori i BE-së në Maqedoni, Aivo Orav, theksoi se harmonizimi i legjislacionit kombëtar me ligjin e BE-së dhe zbatimi i ligjeve është prioritet. Ai shtoi se projekti në fjalë do të ndihmojë në adresimin e të gjitha çështjeve të pazgjidhura përmes shkëmbimit të përvojës dhe njohurive të shteteve anëtare dhe autoriteve përkatëse kombëtare.

“Të drejtat e pronësisë intelektuale kërkon një qasje strategjike, përfshirë përmirësimin e procesit në mbledhjen e statistikave. Koordinimi ndërmjet autoriteteve relevante përkatëse në këtë fushë duhet të përforcohen me mjete efektive për shkëmbimin e informacionit”, tha ambasadori Orav.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *