Home / Kryesoret / Maqedoni, vërtetime elektronike për shfrytëzuesit e paisjeve ortopedike
Fondi për sigurim shëndetësor i Maqedonisë ka bërë një komplet prej 15 shërbimeve elektronike të cilat planifikon t’i promovojë në muajin Shkurt, në këtë mënyrë duke e shpallur muajin Shkurt edhe si muaji i shërbimeve elektronike të FSSHM-së. FOTO: (M) Sasho Stefanovski- Drejtor i Fondit për Sigurim Shëndetësor (D) Orhan Ramadani - Drejtor i Fondit për Sigurim Shëndetësor ( Fondi për Sigurim Shëndetësor i Maqedonisë - Anadolu Ajansı )

Maqedoni, vërtetime elektronike për shfrytëzuesit e paisjeve ortopedike

Fondi për Sigurim Shëndetësor i Maqedonisë (FSSHM) ka bërë një komplet prej 15 shërbimeve elektronike të cilat planifikon t’i promovojë në shkurt, në këtë mënyrë duke e shpallur atë si muaji i shërbimeve elektronike të FSSHM-së, transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtorët e Fondit, Orhan Ramadani dhe Sasho Stefanovski kanë prezentuar sot risinë e parë elektronike për shfrytëzuesit të pajisjeve ortopedike.

Nga Fondi informojnë se në bashkëpunim me shoqatën e mjekëve vazhdimisht punojnë për thjeshtësimin, shkurtimin dhe lehtësimin e procedurave administrative.

Siç thuhet në kumtesën FSSHM-së, me zbatimin e shërbimit të ri elektronik respektivisht, verifikimi i pajisjes ortopedike do të mund të bëhet drejtpërdrejtë te mjeku specialist ose mjeku amë dhe e njëjta me automatizëm do të paraqitet në sistem tek shtëpia ortopedike, pa qenë nevoja që i siguruari të shkojë në Njësinë rajonale të Fondit për të verifikuar vërtetimin.

“Fondi siguron 355 lloje të pajisjeve ortopedike respektivisht, 1.373 pajisje ortopedike prej prodhuesve të ndryshëm. Pajisjet për të cilat nuk është i nevojshëm miratimi i komisionit mjekësor, nga 1 shkurti 2016 verifikimi do të mund të bëhet tek mjeku amë respektivisht, mjeku specialist. I siguruari duke e patur me vete vërtetimin e verifikuar do mund të shkojë të marrë menjëherë pajisjen e nevojshme në cilën do shtëpi ortopedike të përgjedhur”, thuhet në kumtesë ku sqarohet se për cilat pajisje do të vlejë ky shërbim.

Ortoza për gjymtyrët e poshtme, ortoza për gjymtyrët e sipërme, një pjesë e ortozave për boshtin kurizor, ortoza për të korrigjuar deformimin, këpucë ortopedike, vata ortopedike, çorape elastike, bastun, paterica, shtaga kubitale dhe aksillarë për ecje, rripat dhe lidhëset shtrënguese, gji artificial dhe pajisje të tjera sanitare (të gjitha llojet e pelenave)

Në grupin e pajisjeve ortopedike për të pamurit hynë të gjitha llojet (syzet, syzet bifokale, syzet bifokale me me ngjyrë të errët, thjerrëza për sy, etj.) Në grupin e pajisjeve ortopedike për dëgjim hynë aparatet pas veshit dhe aparatet në kanal të veshit. Në grupin e pajisjeve ortopedike për zërim dhe për të folur hynë të gjitha llojet. Në grupin e pajisjeve ortopedike dentare hynë të gjitha llojet.

FSSHM-ja informon se për 8 lloje të pajisjeve ortopedike është i nevojshëm mendimi nga komisioni i mjekëve të Fondit, edhe atë: për korsetet plastike për skoliozë dhe kifozë, për proteza të duarve dhe këmbëve, për karroca invalidore, për sistem dypjesësh dhe njëpjesësh për urostoma, kolostoma dhe ileostoma, për shtëngues elastik, për katerer urinar të përhershëm, për qese urinare, për pelena, vata higjienike dhe për syze me xham të veçantë (teleskopik).

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *