Home / Lajme / Botë / Masakër e re në Siri

Masakër e re në Siri

Pjesëtarët e Shtetit Islamik kanë vrarë 280 persona në provincën siriane Deir al-Zor, raportojnë zyrtarët lokalë për mediat ruse, transmeton Mirrori britanik.

Një burim tjetër i afërt me Qeverinë në Damask, për Reuters thotë se janë vrarë dhjetëra persona, civilë proqeveritarë, bashkë me familjarët e tyre. Sipas tij, numri arrin në 250, shumë nga të cilëve thuhet se u është prerë koka.

Në mesin e të vrarëve ka gra, fëmijë e pleq. Masakra ndodhi pasi organizatat humanitare ruse kishin dërguar ndihma në atë rajon. Thuhet se ISIS ka kryer këtë masakër meqë ka akuzuar popullatën për bashkëpunim me Ushtrinë e Sirisë.

Gjithashtu lexo

ISIS paralajmëron sulme në Itali – (VIDEO)

Spanja i kujtoi 14 viktimat e sulmeve të Katalunjës me një meshë të posaçme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *