Home / Kryesoret / MASH: Testimi ekstern i maturantëve filloi dhe po zhvillohet pa pengesa

MASH: Testimi ekstern i maturantëve filloi dhe po zhvillohet pa pengesa

Procesi i testimit ekstern të nxënësve të viteve të fundit të arsimit të mesëm filloi sot dhe po zhvillohet pa pengesa, ndërsa në disa shkolla edhe ka përfunduar tërësisht, kumtuan sot nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës(MASH) dhe Qendrës Shtetërore të Provimeve.

“Ka filluar procesi i kontrollimit ekstern të arritjeve të diturive të nxënësve nga vitet e fundit të arsimit të mesëm, që do të zgjasë përfundimisht me datën 29 janar. Siaps informatave nga koll qendrat, testatorët dhe mbikëqyrësit e angazhaur, në këtë moment procesi po zhvillohet pa pengesa, ndërsa në një pejsë të shkollave edhe ka përfunduar tërësisht”, thuhet në kumtesë.

Në të shtohet se në këtë fazë procesi i kontrollimit ekstern të arritjeve të diturive të nxënësve do të përfshijë gjithsej 19.931 nxënës nga vitet e fundit në arsimin e mesëm të cilët do të testohen në 1.662 lëndë për të cilat ishin gjeneruar dhe publikisht të kapshme 85.000 pyetje.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *